Histori

Pse grekët e sotëm s’kanë lidhje me lashtësinë

screen-shot-2016-09-21-at-09-12-30

Grekët e lashtë e quanin veten helenë (në fakt, besonin se qenë pinjoj të heroit mitik Helen) dhe tokën e tyre Èllade (“Hellás”). Akoma sot, në greqisht, Greqia quhet Hellas. Atëhere, nga vjen fjala Greqi? Fajin me sa duket e kanë romakët. Kur ranë në kontakt me koloninë greke të Cuma-s, e themeluar rreth vitit 725 B.C., emisarët e Romës vërejtën se kolonët e quanin veten “Graikoi”. Por termi në të vërtetë tregonte vetëm popullsitë që banonin në ishullin e Eubea-s, nga edhe vinin cuma-nët e parë. Por romakët ia ngjitën këtë emër të gjithë banorëve të Heladës. Kështu, për të gjithë botën romake, helenët u bënë “Graii” dhe “Graeci”, përkthim latin i “Graikoi”. Pastaj gabimi u përcoll, nëpërmjet latinishtes, në gjuhët moderne. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button