Shkence

Pse hekuri ju bën më të mençur

SHBA-Studimet amerikane kanë analizuar lidhjen në mes të konsumimit ët hekurit me anë të tabletave shtesë dhe aftësive konjitive te femrat në moshë të re (18 deri 35 vjeç).  Hulumtuesit fillimisht i kanë ndarë gratë në tre kategori: femrat me nivel normal të hekurit në gjak, femrat me nivel të ulët të hekurit dhe femrat anemike (nën vlerat e lejuara).  Të tre grupet për katër muaj kanë përdorë 60 miligramë hekur në ditë, ose placebo. Pasi u janë bërë analizat e gjakut para dhe pas konsumimit të hekurit ose placebos, është vërejtur se:
• Femrat të cilat kanë pasur mungesë hekuri, por jo edhe anemi, testin provues e kanë realizuar për periudhë të njëjtë kohore si edhe femrat të cilat kanë pasur nivel normal të hekurit në gjak, por testet kanë dhënë rezultate më të dobëta.
• Femrat anemike kanë dhënë rezultatet më të dobëta dhe kanë pasur nevojë për më shumë kohë në tekst, në krahasim me femrat që kanë nivel normal të hekurit në gjak
• Sa më e anemike ka qenë femra, aq më gjatë i është nevojitur kohë për ta zgjidhur testin.
• Dhënia e hekurit ose rritja e shpejtë e rezervave të hekurit dukshëm i ka përmirësuar aftësitë konjitive (mbajtjen mend, vëmendjen dhe mësimin), si edhe kohën e zgjidhjes së detyrave të dhëna. Rezultatet nuk janë vërejtur vetëm te femrat anemike dhe ato me nivel më të ulët të hekurit, por edhe te femrat me nivel normal të hekurit në gjak.

Screen Shot 2015-02-22 at 17.55.49

Leave a Reply

Back to top button