Your Life

Pse i admirojmë njerëzit e përunjur? Dhe një histori shumë kuptimplotë

Njerëzit e përunjur, modestë, na pëlqejnë më shumë. Ata nuk rrëfehen përmes asaj që vërtet bëjnë, as përmes shfaqjeve me fishekzjarre.

Përulësia përfshin brenda saj ndershmërinë. Dhe njerëzit e ndershëm na bëjnë të ndihemi rehatsh, sepse ne mund të kuptojmë dhe ndërtojmë një marrëdhënie të bazuar në besim.

Kur përulësia është e rreme ose me interes, atëherë nuk ka ndershmëri, atëherë nuk mund të jetë e dallueshme nga arroganca e atij që lartëson veten për asnjë arsye. Janë dy anë të të njëjtës gënjeshtër: paaftësia për të komunikuar hapur, në mënyrë të qartë dhe të sinqertë vetveten, pra nevoja për të modifikuar realitetin për ta bërë atë më pak të sikletshëm.

Përunjësia e rremë kërkon të fshehë suksesin e vet. Ndoshta sepse e di se nuk e meriton, ose ndoshta sepse fshehja e tij mund të jetë më e dobishme në atë rrethanë.

Kryelarti që, në të kundërtën, lartëson sukseset e veta, e bën sepse, nëse nuk do ta bënte ai me fjalë të mëdha e plot shkëlqim, ai, suksesi pra, më pas nuk është se do të shkëlqente shumë. Kështu që narcizistët bëhen shpejt të padurueshëm.

Një histori e vogël, për dallimin mes arrogancës dhe përunjësisë:

Një djalë i vogël po ecte përdore me të atin.

Pas një heshtjeje të shkurtër, babai e pyeti: “Dëgjon gjë tjetër, veç këngës së zogjve?”

Djali u përgjigj: “Dëgjoj në largësi zhurmën e një karroce”.

“Eshtë karrocë bosh”, përgjigjet i ati.

“Nga e di ti që është bosh?”, e pyet djali i habitur.

“Sepse një karrocë bosh bën më shuë zhurmë”.

Kur dikush flet shumë, ndërpret bisedën e të tjerëve, ndonjëherë imponohet dhunshëm, ulëret, kërcënon fizikisht dhe shfaqet arrogant, shumë i sigurtë në vete dhe në mjetet e tij, atëherë duhet të rimendojmë këtë histori: një karrocë bosh bën më shumë zhurmë.

Sepse përunjësia është piksësëpari heshtje. Ajo që bëjmë është ajo që sapo kemi pëshpëritur. Kështu ua lëmë të tjerëve mundësinë ta zbulojnë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button