Your Life

Pse jemi xhelozë?

Screen Shot 2016-07-29 at 07.37.22Xhelozia është një ndjenjë me të cilën duhet të përballemi herët a vonë të gjithë. Sipas studimeve të thelluara të psikologëve evolucionistë, kur ajo nuk është patologjike, bëhet fjalë një lloj mbrojtje të çiftit, e cila është zhvilluar gjatë seleksionimit natyror të qenieve njerëzore duke mbërritur deri në ditët tona. Darvini kishte identifikuar tashmë se në bazë të xhelozisë qëndron një arsye evolucionare, duke e përcaktuar atë si një “mbrojtje instiktive të çiftit”.

Origjina e kësaj ndjenje buron nga përpjekja për të mbajtur çiftin monogam të bashkuar dhe për sjelljen në jetë të pasardhësve, edhe për shkak se gjenet kopjohen tek brezat e ardhshëm. Edhe disa lloje kafshësh  e shfaqin këtë ndjenjë, si meshkujt e babuinëve amadriadë dhe elefantët e detit. Kjo konfirmon teorinë se xhelozia është e lindur.

Sipas disa neuroshkencëtarëve, zona ventro-mediale e lëvores paraballore të trurit është e lidhur me disa funksione njohëse dhe në mënyrë të veçantë është më e përfshirë me mekanizmat e xhelozisë. Ndërkohë xhelozia patologjike, është ajo që shkon përtej kuptimit normal të arsyes, dhe që sipas studimeve më të fundit të Universitetit të Pizës, i detyrohet ndryshimeve të niveleve të serotoninës, neurotransmetuesi përmes së cilit qelizat komunikojnë më njëra-tjetrën.

Leave a Reply

Back to top button