Shendeti

Pse ju del vazhdimisht gjumi natën?

1. Mund të vuani nga Apnea e gjumit.

Shumë njerëz nuk e dinë as që e kanë këtë sindromë. Apnea e gjumit është një ndërprerje e frymëmarrjes gjatë gjumit dhe një pause e tillë bëhet shkak për zgjimin tuaj gjatë natës. Kjo mund të shkaktojë gjithashtu dëshirë për të fjetur gjatë ditës.

  1. Mund të vuani nga “terrori i natës”

“Terrori i natës” është ndryshe nga makthi. Gjatë kësaj eksperience të frikshme njeriu është zgjuar, por s’e kupton ç’po ndodh me të. Madje, njerëzit as nuk i kujtojnë ç’kanë kaluar kur zgjohen.

  1. Vuani nga pagjumësia.

Pagjumësia (insomnia) nuk është vetëm mungesa e gjumit. Një nga format e saj është aftësia për të qëndruar në gjumë.

  1. Orë të tëra para kompjuterit.

30 minuta para se të flini duhet të shkëpusni çdo lidhje me ekranin e telefonit apo lap top-it. Është një nga faktorët kryesorë pse zgjoheni shpesh natën.

  1. Vuani nga ankthi apo depresioni.

Ankthi ecën paralelisht me pagjumësinë. Problemet me gjumin mund të çojnë në një gjendje ankthioze apo depresive ose e kundërta. Nëse prej kohësh vuani nga diçka e tillë, e mira është një konsultë me mjekun.

Leave a Reply

Back to top button