Horizonti.al

Pse mbreti ose mbretëresha në Angli ka zyrtarisht 2 datëlindje, dhe kuriozitete të tjera që mund të mos i dini

Mumbai në Indi, është i vetmi qytet në botë, që ka një park kombëtar plotësisht funksional, kafshët e mëdha mishngrënëse që bredhin lirisht brenda kufijve të parkut.

Domethënia e vërtetë e tekstit të këngës së famshme “Bohemian Rhapsody” mbetet ende një sekret brenda grupit britanik “Queen”

Qyteza e Tulsas në Oklahoma ishte dikur një Uoll Striti i Zezakëve, pra komuniteti më i begatë i zezakëve në Shtetet e Bashkuar të Amerikës. Madje pasuria e komunitetit ishte më e madhe se ajo që rrethonte lagjet e bardha. Ajo u shkatërrua nga të bardhët ziliqarë më 1 qershor 1921, në vetëm 12 orë trazira të dhunshme me sfond racist.

Gansteri italo-amerikan Al Capone i njohur me nofkën “Scarface” (Njeriu me Shenjë), e mori plagët e tij famëkeqe kur i tha një gruaje “Ke alamet të pasme!” -para vëllait të saj, ndërsa punonte në një bar.

Murgjit gjermanë ishin mësuar të jetonin thuajse pa asgjë materiale. Por ata ndiheshin të tunduar shumë nga birra gjatë periudhës së Kreshmës, pasi u shijonte aq shumë. Prandaj ata e çuan birrën në Romë që Papa të miratonte konsumin e saj nga klerikët. Por udhëtimi shkoi keq. Papa e provoi birrën dhe u neverit nga shija e saj. Gjithsesi, murgjit u lejuan të konsumonin birrë për Kreshmë.

Një zjarrfikës i Çernobilit, që pretendonte se nuk e dinte se flakët e reaktorit ishin radioaktive, tha 20 vjet më vonë:”Sigurisht që e dinim! Po të kishim ndjekur rregulloret, nuk do të kishim shkuar aq pranë reaktorit. Ishte një detyrim moral, ishte detyra jonë. Ne ishim si kamikazët!”

Në vitin 1968, Kim Il Sung dërgoi 31 komando në Korenë e Jugut për të vrarë presidentin. Pasi kaluan kufirin, ata ndeshën 2 vëllezër që po prisnin dru zjarri. Ata vendosën t’i indoktrinojnë në lidhje me përfitimet e komunizmit dhe në fund i liruan. Vëllezërit njoftuan më pas policinë, duke i dhënë fund operacionit sekret.

Universiteti i Oksfordit në Angli, është më i vjetër sesa qytetërimi aztek. Oksfordi u themelua në vitin 1249. Ndërkohë qyteti aztek Tenoktitlan në vitin 1325.

Sipas një artikulli të botuar në një reviste amerikane në vitin 1918, ngjyra rozë rekomandohej për veshjen e djemve, pasi ajo është një ngjyrë më e fortë, ndërsa bluja delikate ishte rezervuar për vajzat.

Me vetëm 4400 fjalë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë Kushtetutën më të vjetër por edhe më të shkurtër të shkruar, nga çdo qeveri  tjetër kryesore në botë.

Mbreti ose mbretëresha britanike ka 2 ditëlindje:e para është data e tyre reale e lindjes, dhe e dyta një datë e caktuar për ta gjatë verës, për të siguruar një mot të mirë për paradën festive.

Të burgosurit në Tajlandë lirohen më herët se mbarimi i dënimit të tyre, nëse ata marrin pjesë në ndeshje të veçanta kikboksi kundër të huajve.

Telefonat celularë, kanë shpesh 2 numra telefoni krejtësisht të ndryshëm të bashkëngjitur, dhe që të dy janë të përdorshëm. Njëri është ai që ju mendoni se numri juaj është, dhe tjetri quhet Numri i Identifikimit të Celularit (MIN), një numër të cilin celulari e përdor për t’ju identifikuar.

Ish-presidenti i SHBA-së Kelvin Kulixh (1924-1928) argëtohej shpesh duke thirrur vazhdimisht truprojat e tij, dhe pastaj fshihej nën tavolinën e tij të punës, ndërsa truprojat e kërkonin nëpër zyrë.

Në vitin 1859, kishte një zbrazje në masë të koroneve nga dielli ynë kaq intensive, saqë tronditi telegrafin, operatorët, dhe vendosni pajisjet e tyre në zjarr.

Pas rikthimit të tyre në Tokë nga Hëna, anëtarët e ekuipazhit të misionit hapësinor “Apollo 11”, u vendosën në karantina, në një strukturë të veçantë për 21 ditë rresht, vetëm për t’u siguruar që ata nuk sollën asnjë mikrob nga sateliti i Tokës.

Droga e njohur halluçionegjene LSD, shëroi një të mbijetuar të Holokaustit nazists që vuante nga sindromi i çregullimeve post-traumatike të stresit (PTSD), pas eksperiencës së tmerrshme  në Aushvic. Kjo e lejoi të flinte për herë të parë në 30 vjet pa patur ankthe.

Leave a Reply

Back to top button