Bota

Pse Papa Françesku kërkon të ndryshojë “Padre Nostro” në disa gjuhë?

Është lutja më e njohur e krishterë, evangjelistët e Lukasit dhe Mateo në Bibël thonë se u përpunua nga vetë Jezusi. Është lutja që miliona besimtarë e kanë mësuar përmendësh dhe që përsëritet pafundësisht përgjatë shekujve. “Ati Ynë” është një bisedë e besimtarëve me Zotin, në të cilën theksohet besimi në një qenie supreme. Versionet liturgjike që thuhen në gjuhë të ndryshme të të krishterëve vijnë nga latinishtja që herë pas herë është një përkthim nga greqishtja dhe kjo e fundit  një përkthim nga aramaikja,  gjuha e Jezusit. Tani Papa kërkon ta ndryshojë  lutjen “Ati Ynë”. Ai pohon se interpretimi i një pasazhi në veçanti jep një përshtypje të gabuar të veprimeve të Zotit.

Përkthim i keq.

Pasazhi në fjalë është “Et ne nos inducas in tentationem”, lutja e gjashtë e “Ati Ynë” në latinisht që është përkthyer fjalë për fjalë në “e mos na ço në tentacion”. Në shumë gjuhë ky përkthim fjalë për fjalë është përshtatur p.sh. në anglisht “And lead us not into temptation”, gjermanisht “Und führ uns nicht in Versuchung”, në italisht “Non ci indurre in tentazione”. “Nuk është një përkthim i mirë sepse na flet për një Zot që provokon tentacionin,” – u shpreh Françesku në një intervistë për kanalin Italian TV2000. Papa komentoi se duhet ndërruar teksti për të reflektuar më mirë se nuk është Zoti që e çon njeriun drejt mëkatit. “Jam unë që bie. Nuk është ai që më shtyn për të më parë sesi rrëzohem, – vazhdon Papa. “Një baba nuk e bën këtë, nuk të ndihmon për të hyrë. Djalli është ai që na fut në tentacion, ky është departamenti i tij”

Përkthimet liturgjike në përgjithësi përpunohen nga autoritetet ekleziastike të çdo vendi në koordinim me Vatikanin. Papa tha se kisha katolike franceze e ka përshtatur lutjen në “Et ne nous laisse pas entrer en tentation” që përkthehet “mos na lër të hyjmë në tentacion”. Kjo sipas Papës është një frazë alternative që i përshtatet më mirë të vërtetës, që na thotë se është faj njeriu dhe jo i Zotit. Kjo ose një interpretim i ngjashëm duhet të aplikohet në të gjithë botën. / Burimi: elcomercio – Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button