Shendeti

Pse po shtohen alergjitë ndaj ushqimeve?

Një alergji ushqimore mund të jetë një përvojë e tmerrshme. Kur dikush ha qoftë edhe një sasi të vogël nga një lloj ushqimi ndaj të cilit është alergjik, reaksioni më i vogël mund të përfshijë kruajtjen në lëkurë, ënjtjet dhe dhimbje stomaku.

Por 1 në 4 persona alergjikë do të kenë simptoma të rënda:anafilaksi, një gjendje shoku e përcaktuar si një reagim që përfshin dy nga organet e trupit, dhe që karakterizohet nga simptoma si gulçim, marramendje dhe të vjella.

Pulsi mund të ngadalësohet, presioni i gjakut mund të bjerë, dhe rrugët e frymëmarrjes mund të mbyllen. Në një numër alarmant rastesh,vitet e fundit ai ka qenë fatal. Sot popullatat kanë gjithnjë e më shumë alergji ndaj ushqimeve si kurrë më parë, dhe gjithnjë e më shumë njerëz po përfundojnë në spital.

Një studim në shkallë të gjerë i pranimeve në spital, zbuloi raste anafilaksie në rritje në SHBA, Australi dhe Evropë, midis rajoneve të tjera. Në SHBA, vizitat në spital për shkak të alergjive ushqimore u rritën me 3 tre midis viteve 1993-2006. Po çfarë po ndodh?

Një nga teoritë, është se thjesht jemi më të vetëdijshëm për alergjitë ushqimore. Por Kari Nado, specialiste e alergjive në Universitetin e Stenfordit. Edhe pse e cilëson si një epidemi këtë rritje,në librin e saj të ri “Fundi i alergjive ushqimore”, ajo thotë se nuk është kështu. “Kjo po ndodh vetëm sepse po bëhemi më të aftë në diagnostikim. Ndërkohë, jemi duke u bërë më të vetëdijshëm për këtë fenomen”-thekson ajo.

Është e vështirë, përcaktohet saktësisht se sa janë shtuar alergjitë ushqimore, pasi shumë raste ngatërrohen me intolerancën ushqimore. Por duke shqyrtuar të dhënat nga burime të shumta, Nado thotë se rritja në gjithë botën, është nga rreth 3 për qind e popullsisë në vitin 1960, në rreth 7 për qind në vitin 2018.

Dhe nuk është rritur vetëm norma, por edhe gama e ushqimeve ndaj të cilave njerëzit janë alergjikë. Peter Ben Embarek që punon për Rrjetin Ndërkombëtar të Autoriteteve të Sigurisë Ushqimore, një organ i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, thotë se në fillim alergjitë shkaktoheshin nga ushqimet klasike:prodhimet e detit, qumështi dhe arrat, ndërsa sot lista është rritur shumë.

Një tjetër shpjegim për këtë rritje është “hipoteza e higjenës”, që nënkupton se sa më të pastër të jemi, aq më shumë ka të ngjarë të prekemi nga alergjitë. Por nuk është tamam kështu. Kjo teori u prezantua për herë të parë nga epidemiologu Dejvid Strahan,që vuri re në 1989 që fëmijët me vëllezër e motra më të mëdhenj, kishin më pak të ngjarë të prekeshin nga ethet e barit dhe ekzema.

Por shumë shkencëtarë tani nuk pajtohen me këtë teori, dhe kërkimet e fundit e kundërshtojnë atë. Ekspertët thonë prekja nga infeksionet e zakonshme të fëmijërisë, rrit gjasat që të keni astmë. Ata shtojnë se është jetike të ruhet higjiena e mirë për t’u mbrojtur nga sëmundjet.

Një interpretim më modern i hipotezës,thotë se nuk ka të bëjë fakti nëse e mbani shtëpinë tuaj të pastër apo jo, por më tepër me atë nëse zorra juaj ka apo jo lloje të ndryshme mikroorganizmash. Pasja e vëllezërve dhe motra më të mëdha,është në fakt një gjë e mirë, pasi rrit gjasat për të ndeshur mikrobiomën e familjes, dhe në veçanti të nënës.

Kjo është një nga arsyet pse mund të ketë një lidhje midis alergjisë ushqimore dhe foshnjave të lindura përmes prerjes çezariane. Në Danimarkë madje u vërtetua se sa më shumë mace dhe qen të keni në shtëpi, aq më pak gjasa ka që të mos keni alergji ushqimore.

Një faktor tjetër ndikues mund të jetë vitamina D. A po vuajmë më shumë nga alergjia ushqimore, pasi po kalojmë gjithnjë e më shumë kohë brenda, duke privuar e veten nga vitamina D, e cila luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e mekanizmave imuno-rregullues? Këtu provat janë të paqarta. Disa studime, kanë treguar një lidhje midis vitaminës D dhe rrezikut të moderuar të alergjive ushqimore. Por studiuesit në Gjermani gjetën një lidhje pozitive midis niveleve të vitaminës D tek fëmijët, dhe rrezikut të alergjisë ushqimore

tek fëmijët para moshës 2-vjeç. / BBC – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button