Shendeti

SHENDETI / Mushkëritë: Edhe psherëtimat i bëjnë mirë

Screen Shot 2016-07-20 at 12.45.03Psherëtima nuk është vetëm simptomë e qartë e dhimbjeve të shkaktuara në një dashuri apo mendimeve që nuk arrin dot t’i zhdukësh nga koka, por shërbejnë edhe për të përmirësuar efikasitetin e mushkërive. Këtë e thonë studiuesit në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Stenfordit në SHBA, në një studim të publikuar së fundmi në revistën “Natyra”. Ky veprim qe e kryejmë kryesisht pa e kuptuar një herë çdo 5 minuta, fut në alveolë me forcë dyfishin e ajrit në krahasim me një frymëmarrje normale. Dhe kjo ruan funksionin e mushkërive, duke parandaluar që me kalimin e kohës alveolat, qeset e vogla ku ndodh këmbimit i gazeve, të bllokohen. Studimet janë kryer tek minjtë, dhe shkencëtarët kanë gjetur gjithashtu se ky mekanizëm rregullohet nga një qark celebral i specializuar i vendosur në trungun encefalik, dhe i përbërë nga vetëm 230 neurone.

Screen Shot 2016-08-10 at 16.08.04

Leave a Reply

Back to top button