Shendeti

Pse prekemi nga gripi i shpendëve

Një guackë si shtresë minerale përreth virusit të gripit të shpendëve shpjegon se pse prekemi nga ky lloj gripi.

Niveli i lartë i  kalciumit tek zogjtë kontribuon në prekshmërinë e gripit të shpendëve. Rezultatet e kërkimit treguan se virusi i gripit zhvillon një guackë si shtresë minerale tek zogjtë që e bën më të fortë dhe rezistent ndaj të nxehtit. Gripi i shpendëve është një sëmundje infektive e lartë tek zogjtë, por është kthyer në një kërcënim për shëndetin e njerëzve. Kalimi nga njeriu tek njeriu është i vogël gjë që tregon se këto viruse nuk mund të prekin direkt njeriun. Më parë u mendua se këto viruse e kaluan barrierën dhe si rezultat i mutacioneve apo edhe rikombinimeve me një pathogen tjetër. Kërkime më të detajuara tregojnë se virusi i shpendëve i izoluar nga njerëzit e infektuar kishin të njëjtën sekuencë genesh si ajo e zogjve. Atëherë si infektohen njerëzit nga ky grip? Një grup i udhëhequr nga profesori Tang Ruikang në Universitetin Zhejiang pretendon se viruset fitojnë një “guackë” në zorrët e zogjve. Ata zbuluan se viruset mund të mineralizohen nga mjedisi i pasur me kalcium. Normalisht aparati tretës i zogjve, vendi kryesor i gripit të shpendëve, siguron një mjedis të pasur me kalcium, nga ku formohen guackat e vezëve. Eksperimenti me një solucion që imiton zorrët e zogjve u lejoi kërkuesve të tregojnë se 5-6 nm guackë nga fosfat kalciumi rrethon viruset H9N2 dhe H1N1.  Si në kulturën qelizore edhe tek minjtë këto viruse të mineralizuara janë më infektive dhe më vdekjeprurëse se viruset origjinale. Tek njerëzit, virusi i shpendëve prek rrugët e frymëmarrjes dhe janë gjetur në lëngjet trupore, ku përqëndrimi i kalciumit është shumë i ulët për mineralizim. Kjo shtresë minerale ndryshon potencialin e sipërfaqes elektrike të viruseve. Bën që viruset të përthithen më me efikasitet mbi sipërfaqet e qelizave bujtëse. Mekanizmi për kapjen nga ana e bujtësit është gjithashtu i ndryshëm. Normalisht, viruset kapen nga receptorët në sipërfaqen e qelizës dhe më pas futen brenda saj. Shtresa minerale e pengon këtë, por edhe stimulon një kapje tepër efikase. Brenda qelizës viruset e mineralizuara hyjnë në lizozome, në të cilat mjedisi lehtësisht acid e shkrin guackën minerale dhe lëshon virusin. Ky lloj informacioni i ri shpjegon se pse njerëzit janë më shumë të prirur të preken nga virusi i shpendëve sesa nga njerëzit. Ky zbulim mund të ndihmojë në qasje të reja në luftën kundër gripit të shpendëve.

 

Leave a Reply

Back to top button