Enciklopedike

Pse romakët ndërtonin rrugë të drejta?

Screen Shot 2016-06-10 at 15.27.44Ndërsa disa rrugë romake mund të kenë qenë të lakuara apo me kthesa, por pjesa më e madhe e tyre janë dukshëm të drejta, teksa marshojnë milje pas milje nëpër Britani dhe Evropë. Ndryshe nga rrugët moderne, ‘via munita’ nuk ishin të destinuara për t’u përdorur nga njerëzit e zakonshëm. Ato mund të përdoreshin vetëm nga njësitë e ushtrisë, zyrtarët qeveritarë dhe ata me një të kaluar të veçantë.

Kur lëviznin ushtritë, apo zyrtarët e lartë për t’u marrë me emergjencat, shpejtësia ka qenë e madhe. Gjithë të tjerët duhej të kënaqeshin duke përdorur rrugët dytësore gjithë baltë. Ju mund të mendoni se karakteristika të caktuara natyrore – kodra të rrëpira dhe lugina – të peizazhit mund të ndikojnë në drejtësinë e ‘via munita’. Nuk është kështu, pasi rrugët romake niseshin pikërisht rrëzë shpateve më të thikta.

Kjo për shkak se një njeri që marshon në këmbë mund të shkojë drejt deri një kodre të pjerrët, dhe pastaj të pushojë para se të lëvizë shumë më shpejt, se sa nëse do të shkonte te ngjiste kodrën. Furnizimet e ushtrisë kryheshin me mushka, të cilët po ashtu do të mund të kalonin në një shpat të pjerrët pa shumë probleme. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button