Bota

Pse Siria nuk do të përmirësojë dot marrëdhëniet SHBA-Rusi

Pak suksese në vendin e shkatërruar nga lufta nuk prodhojnë suksese në fushat e tjera

us russia

Nga Paul J. Saunders

Shumë nga ata që kërkojnë një marrëdhënie më shumë funksionale SHBA-Rusi – si nga Uashingtoni ashtu edhe Moska – kanë shpresuar se bashkëpunimi për stabilizimin e Sirisë dhe luftimin e të ashtuquajturit Shtet Islamik, mund të ofrojë një mundësi të re të rëndësishme për të stabilizuar raportet mes dy vendeve. Mjerisht, kjo ka të ngjarë të jetë shumë më e vështirë sesa mund të presin disa.

Dhe madje edhe optimistët e pranojnë, se rindërtimi i marrëdhënieve së SHBA-Rusi, do të jetë mjaft sfidues. Pikëpamja se duke punuar së bashku në Siri, mund të ndihmojë diku tjetër, vjen nga të menduarit në mënyrë tradicionale rreth diplomacisë ndërkombëtare. Nga ky këndvështrim, suksesi në zbatimin e pjesshëm dhe paraprak të “ndërprerjes së armiqësive” në Siri, mund të ndihmojë në rivendosjes e komunikimit, dhe madje edhe të një shkalle besimi të ndërsjellë midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, për të lehtësuar përpjekjet për trajtimin e problemeve më të mëdha, duke përfshirë dallimet e mprehta mbi Ukrainën.

Në të njëjtën kohë, disa besojnë se një sukses në Siri, do të dëshmojë se të dyja vendet mund të punojnë së bashku për të trajtuar problemet serioze ndërkombëtare, pavarësisht dallimeve të tyre të tjera. Kjo pikëpamje e fundit, ndoshta është mbajtur më gjerësisht në mesin e elitës së politikës jashtme të Moskës, ku angazhimi me Shtetet e Bashkuara besohet se çertifikon aspiratat ruse për një rol të njohur ndërkombëtarisht si një fuqi e madhe.

Duke njohur asimetritë ekonomike dhe ushtarake midis Amerikës dhe Rusisë, elitat në Uashington  deri më tani nuk janë të joshura në mënyrë të ngjashme. Është e dukshme se pak ekspertët amerikanë të fokusuar tek armët bërthamore – ndoshta fusha e simetrisë dhe e pasojave më të mëdha – ka qenë ndër më të motivuarit për t’u angazhuar me Moskën.

E meta e qasjes ‘suksesi- prodhon- sukses’, është se ajo injoron realitetet politike në mesin e elitave në të dyja vendet. Shkurtimisht, një sukses fillestar nuk ka gjasa t’u ndihë sukseseve të ardhshme në rast se ajo është është e diskutueshme në vetvete. Që një sukses të jetë i tillë, kërkon jo vetëm nga dy qeveritë, por edhe elitat e tyre përkatëse politike, që ta shohin atë si të tillë.

Kështu, që bashkëpunimi SHBA-Rusi në Siri të nxisë përmirësime të qëndrueshme në marrëdhëniet dypalëshe, kjo do të kërkojë mbështetje më të gjerë politike se sa duket se ka aktualisht, sidomos nga ana e Shteteve të Bashkuara. Për shkak se elitat e Uashingtonit dhe Moskës ndajnë në përgjithësi pikëpamje thellësisht të kundërta të shumës zero rreth çështjeve qendrore në Siri, pra të ardhmen e presidentit Bashar Al-Asad, kënaqja e elitat politike në Amerikë dhe Rusi do të kërkonte një kombinim të diplomacisë kreative dhe një politike të aftë dhe të guximshme që ka qenë mjaft e rrallë.

Në fakt, qasja suksesi-prodhon-sukses ka dështuar tashmë dy herë gjatë viteve të fundit. Dështimi i parë ishte politika e rivendosjes e administratës Obama, që nuk pati sukses në asnjë front për shkak se administrata nuk qe në gjendje të bindte republikanët e Kongresit, se politikat e saj prodhuan përfitime për Shtetet e Bashkuara.

Në vend se të vlerësonin ndihmën e Moskës ndaj ushtarakëve të SHBA-së në Afganistan, shumë republikanë u ankuan se Rusia nuk po bënte më shumë se aq, dhe ushqyen dyshime për qëllimet e Kremlinit në Azinë Qëndrore. Po kështu, në vend të kremtimit të traktatit të kontrollit të armëve bërthamore ‘New START’, shumë republikanë qenë të zemëruar nga përpjekjet e ashpra të administratës për të siguruar ratifikimin e asaj që ata e cilësuan si një marrëveshje të dobët dhe të pafavorshme.

Kjo e politizoi më tej doktrinën e Obamës në politikën e jashtme, e cila u shpërbë shpejt pas kësaj, teksa proceset e brendshme politike brenda dy vendeve distancuan Amerikën dhe Rusinë nga njëra-tjetra. Dështimi i dytë ishte marrëveshja për programin bërthamor të Iranit, Plani i Përbashkët i Veprimit Gjithëpërfshirës (JCPOA).

Në këtë rast, ngjashëm me shpresat aktuale rreth bisedimeve mbi Sirinë, ata që ndoqën qasjen ‘suksesi-prodhon-sukses’ gjendeshin kryesisht në Moskë në vend se në Uashington, ku skepticizmi i thellë në lidhje me marrëdhëniet SHBA-Rusi kishte mbretëruar që nga koha e ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë. Kështu, ndërsa marrëveshja me Iranin mund të jetë më e mira që administrata Obama mund të ketë arritur, pak republikanë e panë si të tillë.

Përkundrazi, jo shumë ndryshe nga marrëveshja e ‘New START’, shumë e shihnin atë si produkt të padëshirueshëm të një përpjekje për siguruar një zgjidhje diplomatike me pothuajse asnjë kosto. Për rrjedhojë, ajo dukej më shumë si një sukses për diplomacinë iraniane dhe ruse, sesa për bashkëpunimin SHBA-Rusi.

Thuajse kushdo mendon se republikanët e Amerikës janë pengesa kryesore për një raport më të mirë mes SHBA-së dhe Rusisë, gjë që është larg së vërtetës, sidomos në pikëpamje të politikës së jashtme gjithnjë e më agresive të Rusisë dhe praktikave të saj të shëmtuara në vend – është e rëndësishme të dihet se nëse administrata Obama do të kishte nxjerrë më shumë lëshime nga Moska për t’i kënaqur ata, Amerika mund të përballej me probleme të ndryshme por sërish të vërteta në marrëdhëniet me Rusinë.

Duke parë këtë vlen të kthehemi pas në vitet ‘90, kur administrata Klinton sdetyroi një Rusi të dobët të pranojë në heshtje zgjerimin e NATO-s dhe  ndërhyrjet e NATO-s në ish-Jugosllavi. Këto lëvizje riorientuan në mënyrë dramatike këndvështrimin e elitës politike ruse (dhe atë publike) ndaj Shteteve të Bashkuara dhe qëllimeve të saj të politikës së jashtme, duke krijuar një bazë të gjerë mbështetje të brendshme që gëzon sot presidenti rus Vladimir Putin.

Nëse nuk do të kishim një ‘Neë START’ apo JCPOA, apo anasjelltas, një Moskë manovruese (dhe në rastin e fundit në Teheran) në pranimin e kushteve që do të kishin fituar mbështetje të gjerë në Shtetet e Bashkuara, ndoshta do të kishte përforcuar pakënaqësitë ekzistuese të Rusisë dhe mund të kishte hequr ose zvogëluar kufizimet që Rusia ia ka imponuar vetes.

Pavarësisht nga përpjekjet e Sekretarit të Shtetit Xhon Kerri dhe ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov, marrëdhënia SHBA-Rusi nuk do të përmirësohet në asnjë mënyrë të qëndrueshme, pa mbështetjen e gjerë në mesin e elitave në të dyja vendet. Në praktikë, kjo kërkon edhe një përpjekje të konsiderueshme për të shpjeguar se pse kjo i shërben interesave amerikane (në Uashington) dhe interesave ruse (në Moskë) – diçka që administrata në largim e presidentit Obama ndoshta s’mund ta bëjë me sukses edhe në rast se do të donte – dhe një përpjekje të konsiderueshme nga secili për t’u angazhuar në mënyrë më efektive me skeptikët e vendit tjetër.

Kur punon me grupet joqeveritare në Rusi, Shtetet e Bashkuara përqendrohen së tepërmi tek besueshmëria e opozitës pro-amerikane, e cila nuk është një forcë me ndikim në politikën bashkëkohore ruse, dhe nuk ka gjasa të bëhet e tillë së shpejti. Nga ana e saj, qeveria ruse ka bërë shumë pak për të punuar me partinë opozitare në Shtetet e Bashkuara.

Një marrëdhënie jofunksionale SHBA-Rusi, ka një kosto të lartë si për objektivat amerikane edhe ato ruse të politikës së jashtme, dhe në fakt edhe për sigurinë – nga përhapja e armëve bërthamore, terrorizmi, tek stabiliteti rajonal në Evropë dhe Lindjen e Mesme, ku kostoja ka qenë më e dukshme. Megjithatë, qëkur parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar vlerësojnë madhësinë nominale të ekonomisë amerikane si mbi 14 herë më të mëdha se sa ajo e Rusisë në vitin 2015, dhe shpenzimet e mbrojtjes së SHBA-së mbi 10 herë më të larta, shumica e amerikanëve besojnë se një marrëdhënie funksionale me Shtetet e Bashkuara është ndoshta shumë më tepër e rëndësishme për Rusinë se sa e kundërta.

Pavarësisht nëse është e vërtetë apo, kjo ndjenjë ka një ndikim të fuqishëm në debatet publike dhe vendimmarrëse në Uashington. Si rezultat i kësaj, çdo gjë që mund të ndodhë në Siri, shanset që ajo të shndërrohet në një themel të ri për marrëdhëniet SHBA-Rusi janë të pakta, nëse Moska nuk rishikon prioritetet e saj.

Kushdo në Uashington që dëshiron të ndihmojë këtë proces, apo thjesht të shmangë një konfrontim të rrezikshëm afatgjatë me Rusinë, do të bënte mirë të merrte në konsideratë se si Shtetet e Bashkuara mund t’i shpjegojë Moskës se një rivaliteti i përshkallëzuar me Amerikën, mund të prodhojë pikërisht rreziqet ndaj sigurisë ruse që qeveria e Putinit kërkon të shmangë, ndërsa njëkohësisht të sigurojë Kremlinin se Amerika nuk përbën një kërcënim ekzistencial për Rusinë apo elitat e saj.

Shënim: Paul J. Saunders është drejtor ekzekutiv i Qendrës “National Interest”. Ai ka shërbyer si këshilltar i lartë të Departamentit të Shtetit së SHBA gjatë administratës së George W. Bush.

“National Interest” – Në shqip nga www.bota.al

bota.al

Leave a Reply

Back to top button