Shkence

Pse sot nuk rriten më “gjeni?

Screen Shot 2016-02-19 at 15.57.23

Përgjatë gjithë shekullit XX, inteligjenca – ose më saktë kuocienti i inteligjencës (ideuar nga Alfred Binet) vetëm u rrit, në pjesë të ndryshme të botës. Eshtë i ashtuquajturi efekti Flynn, nga emri i studiuesit James Flynn i cili ka përshkruar se si, përgjatë gjithë Nëntëqindës, Kuocienti mesatar i popullsive të ndryshme është rritur me tre pikë për cdo dhjetë vjet. Kjo nuk do të thotë që njëqind vjet më parë ishim të gjithë më budalenj. Eshtë e mundur që ky efekt nxjerr në dritë rritjen e ndonjë përbërësi të Kuocientit, i cili është më lehtësisht i ndikueshëm prej kushteve mjedisore, si aftësia e mendimit abstrakt. Eshtë e mundur që në fillim të shekullit që kaloi, kur njerëzit ishin mesatarisht më pak të arsimuar dhe kishin më shpesh të bënin me probleme praktike, që lidheshin me punën në fusha apo në fabrika, kjo aftësi të ishte më pak e zhvilluar se sa sot. Investigime të kohëve të fundit të kryer në disa vende, duket megjithatë se sugjerojnë që Kuocienti i Inteligjencës ka pushuar së rrituri, madje ka nisur edhe të bjerë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button