Enciklopedike

Katastrofat e fshehta të historisë: Pse u shemb Roma?

Kanë marrë jetë të panumërta njerëzore, kanë rrëzuar perandori dhe ndikimi i tyre vazhdon edhe sot e kësaj dite – por shumë prej këtyre fatkeqësive të mëdha mbeten relativisht të panjohura. Një ekzaminim i “dështimeve” të historisë, që nuk u vunë re…

Screen Shot 2015-07-15 at 10.22.48

A u rrëzua Perandoria romake prej një Epoke të Akullt?

Roma, viti 400. Shkëlqimi i Perandorisë, diçka që kish ulur në gjunjë pjesën tjetër të botës, kish nisur të zbehej. Ka ende garrizone romakë në kufirin me Skocinë dhe në brigjet e Nilit. Por pamja mund të gënjejë: legjionet janë të trembur, ka luftëra të brendshme të vazhdueshme mes fuqive sunduese. kanë kaluar saktësisht pesë vite që kur perandoria u nda në dy pjesë – pjesa lindore dhe pjesa perëndimore. Dhe është fillimi i fundit, një rezultat që po vjen shumë më shpejt, nga sa e kishte parashikuar shumëkush. Në vitin 410, fiset gjermanikë pushtuan perandorinë dhe arritën të pushtojnë kryeqytetin. Por prapa rënies së një perandorie, ka një histori më komplekse – një forcë më e fuqishme se sa qeniet njerëzore. Një fatkeqësi natyrore e heshtur po pushton Romën…

Kur fiset gjermanike largohen nga vendlindja, nuk janë vetëm ushtarët e përgatitur për luftë, por fshatra të tërë: gra, fëmijë dhe të moshuar. Të detyruar të largohen sepse të korrat e tyre mungojnë, familjet marrin mbi shpinë të gjithë jetët e tyre.

Në të vërtetë, ky eksod masiv njerëzish është një shembull i migrimit të shkaktuar prej klimës. Analiza të kockave tek torfat e moçaleve daneze, vërtetojnë se njerëzit në atë kohë po vuanin nga vite të tërë zi buke, pas një periudhe thatësire ekstreme dhe temperaturash tmerrësisht të ulëta. të korrat dështojnë, kafshët ngordhin, sëmundjet përhapen – dhe lumenjtë ngrijnë. Për Romën, është një katastrofë. Lumenjtë janë një kufi natyror, që mbrojnë perandorinë nga këta lloje emigrantësh ekonomikë. Për gjermanët, është një goditje e fatit. Vetëm në vitin 406, më shumë se 80 mijë vetë përdorin Danubin e ngrirë dhe Rinin për të kaluar të sigurtë në jug. Ky eksod përshpejtohet edhe nga pushtimi i Hunëve në Europën lindore.

Roma është e pashpresë. Ndërkohë në veri Vandalët, Alanët dhe Suebët po bëjnë kërdinë në Gali, Visigotët po ngrihen në lindje. Por perandori romak refuzon kërkesat e tyre për tokë pjellore. Si rezultat, Visigotët përparojnë drejt Romës – Senatin e mbërthen paniku dhe ofrohet t’i blejë, por nuk mjafton për Visigotët. Roma bie dhe plaçkitet. Për perandorinë, është fillimi i fundit…/WoK – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button