Bota

Pse Vladimir Putini shkoi në Siri

puuu

Nga George Friedman

Presidenti rus Vladimir Putin, njoftoi më pak ditë më parë se do të fillojë tërheqjen e forcave të tij kryesore nga Siria. Rusia vendosi rreth 70 avionë një shumëllojshëm, dhe një personal prej më shumë se 4.000 vetësh mbështetës, për të mbrojtur dhe mirëmbajtur avionët. Nuk ka qenë dislokimi më i madh, por gjithësesi ndryshoi me shpejtësi situatën në terren.

Para ndërhyrjes së Moskës, kishte patur një diskutim serioz se regjimi i Bashar Al-Asadit qe me shpatulla pas murit. Kjo pritshmëri u davarit, teksa rusët kryen sulme kundër atyre që përpiqen të përmbysin regjimin. Është e paqartë se pse ndryshuan këto pritshmëri. Ka të ngjarë që numri i kufizuar i fluturimeve nga ana e rusëve, të ishte e mjaftueshëm për të shkatërruar aftësitë operacionale të opozitës siriane.

Ka mundësi që thjesht prania ruse, të qe e mjaftueshme për të ndryshuar psikologjinë e opozitës dhe thyer vullnetin e saj. Por ka gjithashtu gjasa që kjo e fundit të qe aq e fragmentuar dhe për rrjedhojë krejtësisht e dobët, sa që praktikisht mund t’i rrënonej prej cilitdo. Mbi këtë çështje mund të diskutohet pafundësisht, por fakti është se rusët shkruan në Siri dhe arritën rezultatin që dëshironin.

Sigurisht sërish qëndron pyetja:Pse ndërhynë rusët 6 muaj më parë? Babai i Asadit ka qenë i afërt me sovjetikët, dhe Rusia post-sovjetike ka bërë gjeste për vazhdimin e marrëdhënieve dypalëshe. Por Siria nuk ka qenë në qendër të interesave ruse, dhe për shkak të pasjes së një numri problemesh të tjera, veçanërisht në Ukrainë…

[real3dflipbook id=”1022″]

Leave a Reply

Back to top button