Shkence

GRAVITETI / Pse zbritja në Tokë është e vështirë për astronautët

Screen Shot 2016-06-17 at 07.29.52Duke folur për astronautët, përvoja e tyre ka treguar se një humbje e peshës dhe rrikthimi i saj mund të rezultojë e vështirë për trupin. Në mungesë të gravitetit, muskujt dhe kockat atrofizohen, ndërsa trupi humbet masë prej tyre. Sipas NASA, astronautët mund të humbasin 1 përqind të masës së tyre kockore në një muaj të kaluar në hapësirë.

Kur astronautët kthehen në Tokë, trupat dhe mendjet e tyre kanë nevojë për disa kohë që të marrin veten. Presioni i gjakut, që është barazuar në të gjithë trupin në hapësirë, duhet të kthehet në një model tokësor, në të cilën zemra duhet të punojë shumë për të mbajtur trurin të ushqyer me gjak. Herë pas here, astronautët luftojnë me këtë rregullim. Në vitin 2006, astronautia Hajdemari Stefanishin-Pajper u rrëzua përtokë në një ceremoni mirëseardhjeje, një ditë pas kthimit nga misioni Shuttle Space në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Edhe përshtatja mendore mund të jetë po aq e ndërlikuar. Në vitin 1973, astronauti i anijes hapsinore ”Skylab 2”, Xhem Luzma i tha revistës “Times” se kishte thyer aksidentalisht një shishe me locionin e pas rrojës në ditët e tij të para, pas një qëndrimit njëmujor në hapësirë. Ai do ta linte shishen pezull në ajrit, duke harruar se ajo do të rrëzohej në tokë në vend se thjesht të të lundronte në hapësirë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button