Psikologji

Psikologjia: Tre rregulla për të mposhtur pasigurinë

A ndjeheni si në siklet, nëse e gjeni veten në shoqëri të re (p.sh. një grup njerëzish, një organizatë)? A mendoni shpesh se të tjerët duken shumë më mirë? Lexoni disa rregulla për të luftuar pasigurinë.

Rregulli i parë

Çfarë ju pengon të komunikoni sipas dëshirës? Sekreti i një komunikimi ideal është i thjeshtë.

Dëgjoni më shumë. Gjithkush, absolutisht gjithkush, dëshiron të dëgjohet.

Heshtja juaj dhe aftësia për të dëgjuar bashkëbiseduesin janë një virtyt, jo një defekt.

Megjithatë, gjëja më e rëndësishme që duhet të mbani mend është se njerëzit me vetëbesim kanë mendimin e tyre.

Kjo është mënyra e vetme për të shprehur diçka të drejtë, interesante dhe të re.

Rregulli i dytë

Duhet t’i thoni vetes më shpesh fraza si “Unë mendoj”, “Unë besoj”, “Unë jam i sigurt”. Vendosni një qëllim – të paktën tri herë në ditë për të përdorur një nga këto fjalë.

Kjo do të ndihmojë shumë në aftësinë për të arritur qëllimin e vendosur.

Rregulli i tretë

Nëse doni të merrni diçka, gjëja kryesore është të bëni diçka çdo ditë për të arritur këtë qëllim.

Ju mund të jeni të sigurt për veten tuaj. Është e mundur për secilin prej nesh. Mos kini frikë nga gabimet dhe vështirësitë.

Edhe njerëzit më besimplotë e bëjnë këtë. Në fund të fundit, ju jeni burimi i përvojës.

Bëni hapin e parë drejt asaj që dëshironi të bëheni.

Dilni para një pasqyre, duke kërkuar në reflektimin e saj … dhe vini re. Përmes gjërave që shihni dhe dëgjoni nga vetja juaj ju i përcillni vetvetes mesazhin dhe vetëbesimin që dëshironi. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button