Shkence

PSIKOMETRIA / Një “teleskop” për të kaluarën

Sipas studiuesit që shpiku këtë neologjizëm – një mjek amerikan që quhej Joseph Rodes Buchanan – bëhet fjalë për një dhunti që në fakt e posedojmë të gjithë, vetëm se shumica prej nesh nuk e kuptojmë dhe nuk bëhemi të vetëdijshëm se e kemi në dispozicion.

Në dimrin e ftohtë të vitit 1921, pjesëtarët e Institutit të Metafizikës në Paris u mblodhën për të vënë në provë një njeri mendjemprehtë. Dikush kishte shpërndarë një letër, e cila duke kaluar dorë më dorë mes të pranishmëve do të duhej të përfundonte në duart e atij që do të sinjalizonte për përmbajtjen e saj. Kur një prej anëtarëve, shkrimtari Pascal Forthunny kishte shtrënguar zarfin në duar, kishte thirrur menjëherë: “E vështirë të shpikësh diçka që nuk i përket absolutisht asnjërit prej nesh”. Pas kësaj, duke mbyllur sytë, kish thënë: “Ah, po; shoh një krim, një vrasës…”

Screen Shot 2015-08-11 at 00.07.33

Në dimrin e ftohtë të vitit 1921, pjesëtarët e Institutit të Metafizikës në Paris u mblodhën për të vënë në provë një njeri mendjemprehtë. Dikush kishte shpërndarë një letër, e cila duke kaluar dorë më dorë mes të pranishmëve do të duhej të përfundonte në duart e atij që do të sinjalizonte për përmbajtjen e saj. Kur një prej anëtarëve, shkrimtari Pascal Forthunny kishte shtrënguar zarfin në duar, kishte thirrur menjëherë: “E vështirë të shpikësh diçka që nuk i përket absolutisht asnjërit prej nesh”. Pas kësaj, duke mbyllur sytë, kish thënë: “Ah, po; shoh një krim, një vrasës…”

Në fund të xhiros, njeriu që kishte shpërndarë letrën zyrtare kishte deklaruar: “Zotërinj, bëhet fjalë për një letër të shkruajtur nga Henry Landru”. Ky ishte një “Mjekërrblu”, për momentin në burg i akuzuar se kishte eleminuar plot njëmbëdhjetë femra. Forthunny kish zbuluar në mënyrë të papritur se kish një dhunti psikike që studiuesit e quajnë psikometri, ose aftësinë e rindërtimit të “historisë” së një objekti thjeshtë duke e mbajtur në duar.

Sipas studiuesit që shpiku këtë neologjizëm – një mjek amerikan që quhej Joseph Rodes Buchanan – bëhet fjalë për një dhunti që në fakt e posedojmë të gjithë, vetëm se shumica prej nesh nuk e kuptojmë dhe nuk bëhemi të vetëdijshëm se e kemi në dispozicion. Buchanan – Profesor i Mjekësisë në Kentucky – filloi të dyshojë për ekzistencën e saj që në vitin 1841. Në atë vit kishte njohur një prelat me emrin Leonidas Polk, i cili i kish rrëfyer se ishte në gjendje që të njihte tunxhin– edhe në errësirë të plotë – që në momentin që në gojë i vinte një shije e caktuar.

Buchanan, i cili ndërkohë kish nisur të interesohej për frenologjinë – ajo shkencë që pretendon të përcaktojë karakterin e personit duke vlerësuar aspektet e pamjes dhe formës së kafkës – mbeti shumë i tërhequr nga Polk dhe kish premtuar se do të thellonte dijen dhe studimin, duke e konsideruar një subjekt “frenologjik” shumë interesant. Më pas kishte menduar që të eksperimentonte me nxënësit e tij. Pasi kish paketuar disa kampionë metalesh me letër të trashë, i kish lënë të vlerësoheshin prej nxënësve, duke zbuluar për kënaqësinë e tij se shumë prej tyre nuk lodheshin shumë për të njohur tunxhin, hekurin, plumbin e kështu me radhë, thjeshtë duke vendosur duart mbi pakot ku ndodheshin metalet. E njëjta gjë ndodhte me substanca të tilla si kripa, sheqeri, piperi dhe acetoni. Sipas Buchanan, përgjigja duhej gjetur në praninë e një grupi nervash tek mollëzat e gishtërinjve të duarve, të cilët mundësonin dallimin e llojeve të ndryshëm të metalit, në po të njëjtën mënyrë sic kjo gjë ndodh kur vendos sipër tyre majën e gjuhës.

Më tej, kjo ide dukej e konfirmuar nga vëzhgimi që, kur subjekti vepronte me duar të djersitura, aftësia e tij fitonte avantazh, në bazë të parimit që një lëkurë e djersitur përcjell dhe transmeton më mirë se sa një lëkurë e thatë.

Por, hipoteza kish nisur të konkretizohej kur një prej studentëve të tij me më shumë dhunti – një farë Charles Imman – arrinte që të deshifronte jo vetëm atë që ishte e shkruajtur në një letër të vulosur, por edhe të nxirrte tiparet e karakterit të letërshkruesit. Për Buchanan, kjo ishte e mundur gjithmonë falë aureolës së nervave që, ai që kish shjruajtur letrën i linte mbi të. Inman, jashtëzakonisht shumë i ndjeshëm, arrite që të kapte këtë gjurmë përmes aureolës së nervave të tij dhe në këtë mënyrë të sintonizohej me atë që dukej e pakapshme.

Shkurt, Inman arrinte kaq mirë sepse posedonte një ndjeshmëri jashtë të zakonshmes, pak a shumë si ndodh me qentë e gjahut – nuhatja e të cilëve zhvillohet jashtë normales. Por, edhe njëherë teoria kish marrë zhvillim kur Inman demonstroi se mund të kish të njëjtën performancë edhe me fotografi, të cilat ishin të mbyllura në zarfa të vulosur. Edhe përpara kësaj prove, Buchanan kishte mbrojtur teorinë e tij: fotografia kish qenë në kontakt me subjektin dhe aureolën e tij, duke ndezur kështu reagimin e psikometrit të ndjeshëm. Profesorit iu desh që të tërhiqej kur zbuloi që, edhe pamjet anonime të marra nga gazetat bënin të njëjtin funksion.

Kur një gjeolog i Universitetit të Bostonit, profesor William Denton kish lexuar studimet fillestarë mbi psikometrinë – kujtojmë që kjo fjalë përkthehet “madhësia e shpirtit” – të kryer nga Buchanan, kish mbetur i magjepsur dhe kish vendosur që të eksperimentonte edhe vetë. Në shtëpi, Denton kishte një subjekt ideal, motrën e tij Anne “shumë të ndjeshme”, e cila demonstroi dhunti psikometrike dhe më të mëdha se sa ato të Inman, dhe gjithashtu bashkëshortja e tij jepte shenja aftësish të dukshme. Zonja jo vetëm ishte në gjendje që të përshkruante dërguesin e një letre, por edhe të përshkruante profilin ffizik të tij dhe të ambientit ku jetonte. Që këtu, Denton kish bërë një hap përpara. Nëse një medium i ndjeshëm dhe në gjendje të kapte impresionet në një letër, përse të mos imagjinohej që edhe një shkëmb të jetë “impresionuar” nga ajoq ë i ka ndodhur rreth e rrotull, nëse mbahet parasysh se procesi i tij i absorbimit ndodh për vite të tërë? Kështu, duke filluar nga viti 1853, filloi të testojë subjektet duke u dhënë atyre kampionë gjeologjikë dhe arkeologjikë “duke zbukluar, për kënaqësinë time të madhe, se pa patur asnjë kontakt të mëparshëm me kampionët dhe pa i parë kurrë më parë ata, disa subjekte ishin në gjendje të përshkruanin historinë, sikur kjo të ishte duke u kaluar para syve në një ekran të madh, në një panoramë të lotë”.

Një ditë i kish dhënë Anne një copë llave vullkanike që vinte nga Ishujt Hauai dhe vajza kishte përshkruar në çast “një oaqen zjarri që dilte nga një hon, duke provokuar shkëputje gjigande”. Gjithashtu, ajo kishte përshkruar edhe praninë e disa anijeve. Duke kryer një studm të kujdesshëm, Denton kish arritur të mësonte se pikërisht gjatë atij shpërthimi, që kish ndodhur në 1840, në detet e Hauait kish qenë e pranishme një flotë amerikane.

Ndërsa një fragment kocke i mbështjellë në një copë gëlqere kishte provokuar përshkrimet mbresëlënës të një kafshe parahistorike, një plazhi shumë të lashtë me dinosaurë.

Një copë qeramike indiane kishte sjellë vizionin e tribuve lëkurëkuqe. Një cifël meteorike, kish sjellë imazhin e hapësirës së pafundme, me yjet e përshkruar si shumë të afërt dhe shumë të mëdhenj. Një copë gur me origjinë nga kaskadat e Niagarës kish sjellë iimazhet e një rryme të fuqishme; ndërkohë që një fragment stalaktidi kish sjellë imazhet e një shpelle me maja shkëmbinjsh. Për të qenë i sigurtë që subjektet e eksperimenteve nuk merrnin spunto frymëzimi fantazie duke parë kampionët mbi të cilët duhej të shpreheshin, Denton i paketonte në mënyrë që t’i bënte absolutisht të padeshifrueshëm.

Një tjetër vëzhgim i rëndësishëm kosnistonte në faktin që kur, ndoshta edhe me një distancë muajsh, prezantonte në vëzhgim një kampion që tashmë ishte testuar, përgjigja ishte gjithnjë e njëjtë, domethënë përkonte me atë që ish dhënë një herë kohë më parë, ndonëse ndonjëherë përshkrimi ishte disi i ndryshëm. Gjatë njërit prej shumë eksperimenteve të tillë, Denton i kish treguar bashkëshortes një fragment të një mozaiku që vinte nga një vilë romake që i kish përkitur Ciceronit. Gruaja kish nisur menjëherë të përshkruante vilën, por edhe reshta me ushtarë që dukej se ishin nën urdhërat e të zotit të shtëpisë, një njeri i bëshëm që dukej se ishte komandant i tyre. Gjatë këtij eksperimenti Denton nuk kish mundur të fshihte zhgënjimin, edhe pse është përcjellë në breza se Ciceroni ishte i vogël. Pra, eksperimenti nuk kish qenë tërësisht i suksesshëm.

Disa kohë më vonë, kur Denton po shkruante librin e tij thelbësor mbi psikometrinë, kish mësuar se vila në fjalë i kish përkitur edhe diktatorit Silla, një personazh që i përshtatej përsosmërisht përshkrimit që kish bërë bashkëshortja pak kohë më parë.

Një tjetër eksperiment mbresëlënës kish qenë ai i leximit të një guri vullkanik që vinte nga shpellat e Pompeit. Zonja Denton nuk kish idenë se për çfarë bëhej fjalë, dhe nuk kish mundur as ta shihte kampionin. Por, menjëherë kish patur vizionin e një shpërthimi vullkanik dhe pikërisht atë të Vezuvit që kish shkatërruar Pompein. Edhe sherman, djali i Denton kish patur të njëjtin vizion, të pasuruar me shumë detaje arkeologjikë – si përshembull një anije “me një mjellmë” – që më vonë u zbuluan si të pranueshëm historikisht. Pas shumë suksesseh, denton ishte tashmë shumë i kënaqur: Buchanan dhe ai kishin zbuluar një aftësi të re njerëzore, një lloj “teleskopi për të parë të kaluarën” që do t’i kish mundësuar njeriut modern të penetronte në të kaluarën duke rikrijuar skenarët e mëdhenj të historisë. Sepse, duke i qëndruar teorisë së tij, çdo gjë që ndodhte në botë mund të ruhej gjithmonë në një lloj “kinogazete”.

Por, përtej sigurisë së pamohueshme që dhuntia e psikometrisë ofronte, Deton nuk arriti të kuptojë që, po kështu, kjo dhunti mund edhe të sillte shmangie apo gënjime. Libri i tij i tretë mbi këtë argument, “Shpirti i gjërave” i vitit 1888 përmban përshkrime të vizioneve të disa planetëve që duken, për të thënë më të paktën, të ekzagjeruar. Në Venus, për shembull, rriten pemë dhe kërpudha gjigande apo kafshë monstruoze që as edhe fantazisti Hieronymus Bosch nuk do të kish mundur t’i imagjinonte.

Marsi ka një temperaturë gjithmonë verore (në realitet në fakt duket se nuk bën shumë ftohtë) dhe është i populluar nga qenie njerëzore me katër gishtërinj, sy bojëqiell dhe flokë të verdhë. Edhe në Jupiter jetojnë qenie me sy bojëqiell dhe flokë të gjatë, që janë në gjendje të lëkunden lehtësisht në ajër si tollumbace. Me sa duket sherma, djali i Denton prej të cilit burojnë pjesa më e madhe e këtyre përshkrimeve, duhej të kish të zhvilluar atë që Jungu e quan “imagjinata aktive”, duke mos arritur më të bëjë dallimin mes asaj që kjo imagjinatë i sugjeronte dhe imazheve që buronin prej aftësive të tij psikometrike.

Ajo që lë më shumë mbresa se çdo gjë tjetër tek lexuesi modern qëndron në prerjen e tyre të pamohueshme shkencore, një gjë kjo që impresionoi shumë edhe bashkëkohësit e tyre. Por, për fatin e tyre të keq, momenti historik në të cilin eksperimentuan me psikometrinë përkoi me atë të lindjes dhe kulmit të spiritizmit, që u përhap me shpejtësi në Amerikë dhe Europë. I lindur zyrtarisht me rastine motrave Cox, aty rreth fundit të 1840, brenda dy dekadash spiritizmi kishte pushtuar miliona njerëz. Shkenca u gjend krejt e papërgatitur, duke u hedhur në kundërsulm me akuza të dhunshme mashtrimesh dhe iluzionesh të përgjithësuar.

Për këtë arsye, çdo gjë që në atë kohë kish të bënteme “të mbinatyrshmen” u bë objekt kritike dhe skepticizmi dhe studiues si Buchanan dhe Denton, seriozë e të motivuar, nuk u morën asnjëherë në konsideratë sado vlerë që kishin realisht. Denton vdiq në 1883 dhe Buchanan në 1900, krejt të harruar e në anonimat.

Eksperimentet e mëvonshëm në psikometri u kryen në vitet tetëdhjetë të shekullit XIX nga doktor Gustav Pagenstecher, një gjerman i transferuar në qytetin e Meksikos, i deklaruar një materialist i bindur. Pak vite pas fundit të Luftës së Parë, Pagenstecher po trajtonte përmes hipnozës rastin e një pacienteje që vuante nga pagjumësia, zonja maria Reyes de Zieroid. Një ditë, ndërkohë që ishte në gjendje hipnoze, ajo i kish thënë Pagenstecherit se mu në atë moment, e bija po përgjonte tek dera. Dhe kështu ishte. Që nga ajo ditë, doktori nisi të kryejë teste paranormale me Marian, duke zbuluar mes të tjerash se kur ndodhej në gjendje hipnoze ajo mund të ndante ndjesitë e saj. Kështu, për shembull, nëse ai vendoste pak kripë apo sheqer në majën e gjuhës së tij, edhe Maria merrte të njëjtën shije, apo nëse ai i afronte flakën njërit gisht të tij, Maria menjëherë sprapsej sepse kish ndjesinë e djegies. Në një moment, Pagenstecher kish nisur të eksperimentonte me psikometrinë.

Siç ndodhte me subjektet e Dentonit, edhe Maria e përshkruante objektin dhe historinë e tij thjeshtë duke e marrë në dorë. Me një guackë, përshkruante një skenë nën det; me një copë meteori, përshkruante udhëtimin e gjatë në hapësirë dhe rënien përfundimtare në atmosferën e tokës.

Doktor Walter Franklin Prince, i cili e kish ftuar Marian për të kryer disa teste në emër të shoqatës amerikane për kërkime psikike, i kish dhënë një “guackë deti” që ish gjetur në një plazh. Por në vend të detit, Maria përshkroi një pyll tropikal. Dhe në fakt, botanistët kishin konfirmuar se ajo ishte një lloj arre kokosi e prodhuar nga një pemë tropikale, e cila ish hedhur në det.

Një tjetër eksperimentuesi njohur në këtë fushë ishte doktor Eugene Osty, drejtor i Institutit të Metapsikikës në Paris, pikërisht aty ku Pascal Forthunny kish njohur përmes psikometrisë letrën e famshme të Landru. Në klasikun e tij të famshëm tashmë “Aftësitë Supernormale të Mari Osty”, ai përshkruan disa teste interesantë të psikometrisë të kryer nga ai vetë. Rrëfen se në 1921 i ishte sjellë një fotografi në të cilën dukej qartë një kapsulë e mbyllur mirë me xham transparent, e që përmbante një lloj lëngu. Objekti ish marrë pranë tempullit të madh të Baalbek. Një prej subjekteve me aftësi më të forta, zonja Moral, sapo e mori fotografinë në duar kish nisur të thoshte se ai objekt i kujtonte një vend ku kishte të vdekur dhe në mënyrë të veçantë, syve të mendjes i paraqiste një njeri shumë të moshuar. Shihte një vend shumë të madh, me tempuj, me kisha: më pas kish përshkruar burrin. Kapsula e qelqtë përmbante gjakun e një burri që ishte flijuar në një tokë të largët dhe ishte vendosur në varrin e plakut të vjetër, si shenjë përkujtimi. Vetë Osy nuk kishte ide se çfarë përmbante fotografia, por mbeti shumë i befasuar kur inxhinieri që ia kish sjellë i kish rrëfyer se objekti në fotografi kish qenë pjesë e sendeve funebër që ishin gjetur pas zbulimit të një varri në luginën Bekaa.

Sigurisht, një rast i tillë vë në diskutim nga fillimi të gjithë hipotezat zyrtare mbi mistern e psikometrisë. Në fakt teoria e Buxhanan – sipas të cilës bëhet fjalë për ngacmim të aureolës nervore që e bën subjektin të ndjeshëm para sendeve – pushon së qeni e pranueshme në momentin kur informacionet psikometrike bëhen të kapshëm edhe përmes fotografisë anonime të shfaqur në një të përditshme, teorikisht e privuar nga gjurmë personale. Edhe ideja e propozuar nga Denton, sipas të cilës një objekt arrin në një farë mënyre misterioze që të fotografojë apo rregjistrojë gjithçka ndodh përreth, nuk bind.

Në rastin e mozaikut me prejardhje nga vila romake, vëzhgimi i botës do të kish qenë i kufizuar dhe vizioni i legjionarëve romakë nga zonja Denton, nga ai këndvështrim do të ish kufizuar vetëm tek këmbët në lëvizje. Ndoshta hipoteza që u përgjigjet më mirë realiteteve të fakteve na çon tek ajo dhunti psikike që na bën të dijmë atë që po ndodh nënjë vend të caktuar dhe në një orë të caktuar, pa qenë të pranishëm.

Megjithatë, ndjeshmëria e Folk për të njohur jo përmes prekjes, por shijes llojet e ndryshëm të metalit duket se pak ka të bëjë me këtë dhunti. Edhe në këtë rast, ashtu si në shumë fusha të tjera të kërkimeve të paranormales, duket e pamundur të heqësh një vijë ndarëse mes një fenomeni dhe një tjetri.

Disa psikometra të shquar modernë, si Gerard Croiset, Peter Hurkos dhe Suzanne Padfield kanë vënë cilësitë e tyre në shërbim të policisë për të zgjidhur çështje të vështira. Suzanne Padfield ka arritur madje të sinjalizojë policinë sovjetike për gjeneralitetet e vrasësit të një fëmije pa lëvizur fare nga shtëpia e saj në Dorset, Angli.

Duhet kujtuar megjithatë se disa prej tyre, si përshembull Croiset, nuk duan që të quhen psikometra, por pëlqejnë termin “paragnost”, një fjalë që, thënë më thjeshtë, tregon aftësitë e një njeriu për të “njohur” atë që ndodh përtej kufirit të ndjesive, ashtu si i njohim ne.

New Scientist – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button