Shkence

Psikoterapitë, një shekull histori

Screen Shot 2016-02-19 at 16.06.59

Historikisht, forma e parë e psikoterapisë ka qenë psikanaliza, inauguruar prej Zigmund Frojdit në fillim të viteve 900, që me kalimin e viteve ndryshoi dhe u fragmentua në mijëra shkolla (ndër më të njohurat, ajo e zviceranit Karl Jung, ish nxënës i Frojdit). Nga psikanaliza burojnë të ashtuquajturat “psikoterapi psikodinamike”, bazuar në hipotezën se gjendja e keqe shkaktohet nga një konflikt psikik i pavetëdijshëm që terapia ka detyrën ta nxjerrë në dritë.

EKSPERIMENTE

Në fillim të viteve 900, në kundërvënie të psikanalizës, u zhvillua psikoterapia e sjelljes, që shihte më shumë sjelljen se sa botën e brendshme të personit, e që kryhej eksperimentalisht më shumë se sa përmes hipotezave teorike. Prej saj burojnë psikoterapia e njohjes-sjelljes dhe psikoterapitë e ndryshme njohëse, të përqëndruara në korrigjimin e besimeve dhe “skemave njohëse” në origjinë të shqetësimeve.

FORCA E TRETE

Në mesin e viteve 900 u zhvillua “forca e tretë”, e quajtur “e eksperiencës humanistike” që vinte theksin në burimet e lindura të individit dhe në marrëdhënien mes terapeutit dhe pacientit. Në të bëjnë pjesë, mes të tjerave, psikoterapia e përqëndruar tek klienti, e Karl Roxhersit, analiza transveprimore e Erik Bernes dhe terapia e Gestalt, e Fric Perlsit. Ekzistojnë psikoterapi që nuk hyjnë në këto kategori, si bioenergjetika e shumë të tjera./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button