Bota

Puna e parë e presidentit francez, ja kë pritet të emërojë kryeministër

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pritet që gjatë ditës së sotme te emëroje kryeministrin e ri dhe te vizitoje kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Macron dje në Paris u inaugurua në postin e presidentit, me ç’rast e ka paraqitur agjendën tij për ripërtritjen e unitetit francez dhe rindërtimin e besimit në Bashkimin Evropian.

Shumë ekspertë thonë se Macron, sot në ditën e tij të parë të plotë të punës, me gjasë për kryeministër do te emëroje politikanin nga Patia Republikane, Edourad Philippe, transmeton Rel.

Më vonë, presidenti Macron në Berlin do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me synim të forcimit të raporteve të vendit të tij me aleatin shumëvjeçar, Gjermaninë.

Pas fitores së zotit Macron, 39 vjeçar, kundër rivales së tij të së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, në zgjdhjet presidenciale franceze, kancelarja Merkel e ka përshëndetur presidentin e ri, Emmanuel Macron.

Leave a Reply

Back to top button