Bota

“Puthja e vdekjes”: Theresa May e nis me prerje kokash, ikën dhe “armiku” i Shqipërisë

Screen Shot 2016-07-14 at 13.23.11Theresa May e ka nisur me dorë të rëndë qeverisjen e saj në krye të Britanisë.

Ajo ka larguar nga kabineti 4 emra të rëndësishëm duke shkaktuar jo pak habi.

May ka shkarkuar nga detyra John Whittingdale, ministër i Kulturës, Medias dhe Sportit.

Një tjetër shkarkim është ai i ministrit të Drejtësisë, Michael Gove (foto).

Ai u bë i njohur për publikun shqiptar për shkak të deklaratave denigruese ndaj vendit tonë.

May ka shkarkuar edhe ministren e Edukimit Nicky Morgan si dhe ministrin Oliver Letwin.

Ndërkohë May ka caktuar Boris Johnson si ministër të Jashtëm dhe Amber Rudd si ministre e Shtetit, vendin që deri pak kohë më parë e mbante pikërisht Theresa May. /TemA

Leave a Reply

Back to top button