Motivuese

Puthja!

“Jam vonë për në mbledhje, më duhet të vrapoj”, tha ai, teksa hodhi pallton krahëve dhe u nis të dilte nga shtëpia. Teksa ai po largohej me makinë, ajo nxitoi duke zbritur shkallët dy e nga dy. “Prit, prit”. Por ai ishte larguar tashmë.

“Harroi të më puthë e të më thotë mirupafshim”, pëshpëriti me një zë që i dridhej nga lëndimi.

I telefonoi dhe i tha: “Ike pa më dhënë një puthje”.

“Më vjen keq zemër”, tha ai, me një keqardhje në zërin e tij.

“Nuk ka problem”, tha ajo, duke bërë si e rritur dhe mbylli telefonin.

Hëngri mëngjes, veshi këpucët, mori çantën e shkollës dhe nisi të dalë nga dera. Teksa mbërriti në fund të shkallëve, makina u ndal mu përpara shtëpisë. Ai doli nga makina. Ajo rendi drejt tij, me fytyrën që i shkëlqente si një pemë Krishtlindjesh.

“Më vjen keq që harrova”, tha ai, teksa e mori në krahë dhe e përqafoi. Ajo nuk tha asgjë. Nofulla i dhimbte prej buzëqeshjes.

Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, askush nuk do të kujtojë që ai ishte vonë për një mbledhje. Por vajza e vogël nuk do të harrojë kurrë, se babai la mbledhjen dhe erdhi me makinë deri në shtëpi, për ta puthur dhe për t’i thënë ditën e mirë!

/bota.al

Leave a Reply

Back to top button