Bota

Kur Putini i bërtiste Blairit: “Ti nuk je Zoti”

Screen Shot 2015-12-01 at 22.01.09

Romano Prodi, në një intervistë, zbulon një prapaskenë të rëndësishme të G8 në Francë

Ish presidenti i Komisionit Europian, Romano Prodi, në një intervistë për Il Fatto Quotidiano, ka rrëfyer se si në G8 e Francës, Putini iu kundërvu ashpër ndërhyrjes së anglezëve në Irak. “Putini u ngrit nga tavolina dhe i thirri Blairit: You are not God!” (Ti nuk je Zoti).

“Shihni – shton Prodi – lufta në Irak e ndau Europën, prishi të gjithë aleancat. Mua mu desh të heq dorë nga mandati i dytë në krye të Komisionit Europian. Të dëgjosh Blairin tek kërkon falje, sepse ato armë të mallkuara të shkatërrimit në masë nuk ekzistonin, lë një peshë shumë të rëndë”

Prodi ofron edhe një gjykim të hidhur për të tashmen. “Kur gabon herën e parë, e kam fjalën për luftën mes Irakut dhe Iranit, vazhdohet të gabohet, gabim pas gabimi, deri në luftërat ndaj Sadamit dhe Gedafit. Të gjithë kundër të gjithëve”./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button