Bota

Putini shkon tek Erdogani në Ankara

Presidenti rus Vladimir Putin do të jetë në Ankara sot për një takim me homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan. Në qendër të vizitës, e paraprirë nga një telefonatë midis dy liderëve të hënën, do të jetë krizat rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe. Në veçanti, një konfrontim mbi vendosjen e ardhshme të trupave turke në provincën siriane Idlib, të shpallur nga Erdogan në kuadër të uljes së tensioneve, e dakordësuar kjo me Moskën dhe Teheranin në bisedimet e Astanas. Gjithashtu në axhendë është referendumi për pavarësinë e Kurdistanit të Irakut. Pas plebishit të së hënës në favor të një lamtumire ndaj Bagdadit, të dy udhëheqësit tashmë kanë përsëritur “rëndësinë e integritetit territorial të Irakut dhe Sirisë”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button