Bota

Putini: “S’ka marrëveshje, Perëndimi është i ndarë dhe nuk di çfarë do që të bëjë”

Obama4_Putin

Asnjë kthesë pas takimit Obama-Putin. Kremlini ironizon: “Eshtë jorealiste të presësh që një takim 20-minutësh të sjellë një zhvillim të madh”

Takimi kokë më kokë mes Barak Obamës dhe Vladimir Putinit gjatë zhvillimit të punimeve të G20 në Antalia nuk ka sjellë asgjë. Mes Kremlinit dhe Shtëpisë së Bardhë ka dallime të mëdha. Një hendek i pabashkueshëm u shfaq që dje, në përfundim të takimit, dhe që sot u konfirmua nga Dmitri Peskov. “Rusia dhe Perëndimi kanë kuptuar nevojën e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar – ka shpjeguar zëdhënësi i Kremlinit – por një marrëveshje është e pamundur, sepse Perëndimi është i ndarë në qasjen e tij, sa i përket luftës kundër këtij fenomeni”.

Sot, në Antalia të Turqisë, është hapur dita e dytë e G20-ës. Një samit i dominuar nga tema e terrorizmit, i cili ditën e parë e ka përmbyllur me lajmin e sulmeve ajrore të Francës në Raqqa, kryeqendra e Shtetit Islamik në Siri. Dhjetë bombardues janë ngritur njëkohësisht nga Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Minsitria e Mbrojtjes e Parisit ka thënë se mes objektivave të goditur ka qenë një qendër komande, një strukturë rekrutimi e xhihadistëve, depozita municionesh dhe një fushë stërvitore. Misioni është kryer në bashkëpunim me forcat e SHBA. Por problemet mbeten. Takimi i shkurtër kokë më kokë, mes Putinit dhe Obamës nuk ka sjellë rezultatet e shpresuar. “Do të ishte absolutisht jorealiste të pritej që një takim 20-minutësh, të mund të sjellë një zhvillim, por biseda ka qenë padyshim konstruktive”, ka thënë Peskov, që megjithatë ka vlerësuar tek BE tentativën për të kuptuar nevojën e këtij bashkëpunimi. “Por arritja e një marrëveshjeje mes Rusisë dhe Perëndimit është e pamundur, sepse nuk ekziston një ide e Perëndimit, secili shtet ka pozicionin dhe qasjen e tij kundrejt segmenteve të ndryshme të problemit të luftës ndaj terrorizmit – ka shpjeguar më tej ai. Nëse mendoni që Perëndimi është 100% i bashkuar në qasjen e tij, gavoheni”.

Pas takimit me Obamën, Putini ka vazhduar takimet dypalëshe. Në mëngjes është takuar me kryeministrin britanik, David Cameron, të cilit i ka përsëritur nevojën për të “bashkuar forcat kundër terrorizmit”. Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Mbretërisë së Bashkuar nuk janë në periudhën më të mirë. Por Putini është përpjekur të ulë tensionet, duke pranuar nëj periudhë pezullimi, edhe falë komisionit ndërqeveritar. “Tani është e nevojshme të analizohet çfarë është bërë më herët, të shohim nga e ardhmja dhe të hartojmë plane specifikë zhvillimi”. Menjëherë më pas, ka takuar kryeministrin italian, Renzi./Il Giornale-Bota.al

Leave a Reply

Back to top button