Shkence

Qen apo mace? Beqar apo i martuar? Qytet apo fshat? Përgjigjet shkencore për 7 dilema

Duhet të ndash shtëpinë me një mace, të jesh beqar, të heqësh dorë nga Facebooku dhe të bëhesh vegjetarian? Apo je një tip që preferon qenin, vilën në fshat, një familje me shumë fëmijë dhe një profil social aktiv? Ja se si mendon shkenca për disa prej vendimeve të vegjël, apo të mëdhenj, të jetës. Për t’u lexuar me një dozë të lehtë ironie

qen mace

Qen apo mace?

I pari u zbut përpara lindjes së bujqësisë: mbijetesa e tij ishte, dhe është i lidhur me praninë tonë. E dyta është mike e njeriut që me shpikjen e bujqësisë: mbronte shtëpitë dhe depot nga minjtë, dhe për këtë arsye është më territoriale dhe e lidhur me shtëpinë në kuptimin fizik. Të dy kanë aftësi konjitive dhe të dhëna sociale mbresëlënëse. Padyshim që prania e të dyve ndihmon shëndetin fizik dhe mendor. Kush zotëronj një kafshë shtëpiake ka marrëdhënie shoqërore më të forta dhe sjellje më altruiste. Dhe fëmijët që rriten pranë një qeni janë të mbrojtur nga infeksionet.

single marriedBeqar apo i martuar?

Dakord, shpesh herë nuk jemi ne që zgjedhim. Por për të dy situatat ekzistojnë pro dhe kundra, nga pikëpamja shkencore. Studime të ndryshëm lidhin martesën me sëmundje të vogla kardiovaskulare, diabetin dhe probleme në frymëmarrje (mbi të gjitha tek burrat). Një situatë më e mirë ekonomike (duke parë pagën e dyfishtë) dhe një rrjet më i mirë marrëdhëniesh shoqërore mund të garantojnë kushte më të mira shëndetësore për ata që janë në çift prej një kohe të gjatë. Në të njëjtën kohë, marrëdhëniet stresuese lidhen me një risk më të madh për probleme kardiovaskulare; kur je në çift shëndoshesh (gatuan më shumë dhe lëviz më pak); dhe kush është beqar, ka një punë të mirë dhe është i rrethuar nga miq, nuk ka pse të ketë zili askënd.

me apo pa femijeTë bësh a të mos bësh fëmijë?

Edhe në këtë rast, nuk është gjithmonë një vendim që na takon ne ta marrim. Por duke folur shkencërisht, cilët janë më të lumtur, ata që kanë fëmijë, apo ata që nuk kanë? Sipas një studimi të Open University në Mbretërinë e Bashkuar, lidhjet më të lumtura janë çuditërisht ato pa fëmijë. Ciftet pa fëmijë shmangin situata tensioni dhe kanë më shumë kohë për t’ia kushtuar interesave të përbashkët dhe argëtimit. Pavarësisht nga suksesi i marrëdhënies, megjithatë, gratë më të lumtura janë ato me fëmijë.

mishngrenes apo vegjetarianVegjetarianë apo mishngrënës?

Nuk ka asnjë dyshim se cila është zgjedhja më e mirë nga pikëpamja mjedisore: 32% e lëshimeve të gazrave të efektit serë vijnë nga ushqimet e kafshëve, dhe duhen 15500 litra ujë për të prodhuar 1 kg mish lope. Megjithatë, ekzistojnë sipërfaqe të mëdha tokash të përdorura si kullota, por jo si fusha; dhe gjithnjë e më shumë industri ushqimore po vihen në punë për t’u bëë më të qëndrueshme. Sa i përket shëndetit, studime të ndryshëm lidhin konsumin e sasive të mëdha të mishit të kuq, apo të përpunuar, me riskun nga tumoret. Nuk vlen e njëjta gjë për mishin e bardhë apo për peshkun. Një zgjidhje e mundshme e ndërmjetme mund të jetë reduktimi i konsumit të mishit, në favor të mishit të bardhë apo peshkut; dhe ndoshta, të shndërruarit në vegjetarianë për të paktën një ditë në javë.

shpenzime apo kursimeTë shpenzosh apo të kursesh?

Të mbledhësh deri në qindarkën e fundit, sepse nuk i dihet asnjëherë, apo të lejosh një shpenzim pa hesap, herë pas here? A sjellin vërtetë paratë lumturinë? Një studim i Princeton University i realizuar nga vetë Daniel Kahneman thotë se, niveli i lumturisë rritet bashkë me të ardhurat (dhe bashkë me nivelin e cilësisë së jetës), por vetëm deri në një tavan prej 60 mijë eurosh në vit. Pas kësaj shifre, rriten stresi dhe trishtimi. Një studim kanadez ka arritur në përfundimin që të shpenzosh për të tjerët garanton një lumturi më të madhe, se sa të shpenzosh të njëjtën shifër për vete. Rregulli i fundit: të shpenzosh në kohë dhe në eksperienca shpërblen më shumë se sa të shpenzosh në objekte materiale.

fshat qytetQytet apo fshat?

Nëse është një park qyteti apo një fushë me pemë frutore, pak rëndësi ka: shumë studime vënë një lidhje mes kohës së kaluar në ajër të pastër dhe mirëqenies psiko-fizike. Kush jeton në qytet është më i prirur të ketë shqetësime ankthi dhe humori, por ka një tru që e toleron më mirë stresin. Mund të pësojë më shumë sëmundje mushkërish, por ka në dispozicion më shumë stimuj konjitivë, dhe më shumë situata për të kënaqur jetën e vet shoqërore. Nga pikëpamja mjedisore, përballja mes qytetit dhe fshatit shkon në avantazh të të fundit.

social apo joSocial, apo jo?

Për faktin që është më mirë një bisedë sy më sy se sa një chat i gjatë në Facebook, biem të gjithë dakord. Po cfarë thotë shkenca për përdorimin e mediave sociale? Nga njëra anë, ka përfitime, si për shembull qëndrimi në kontakt me miq të largët, si dhe informimi për ngjarje që dëshiron t’i frekuentosh vetë. Nga ana tjetër, një përdorim i madh dhe pasiv i mediave sociale mund të shkaktojë një ndjesi papërshtatshmërie dhe vetie (duke qenë se të tjerët kanë prirjen të postojnë statuse pozitivë). Një studim i Universitetit të Michiganit thotë se një përdorim aktiv i mediave sociale mund të eleminojë këtë ndjesi të pakëndshme. Edhe pse mund të nxisë sjellje narciziste.

Focus – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button