Bota

Qëndrimi i trupit të Putinit? Eshtë refleks i “pistolierit”

putin

Një studim zbulon se çfarë ka prapa qëndrimit të presidentit rus. Nuk është sëmundje, por “refleks i një njeriu që vërvit pistoletën”

Nuk bëhet fjalë për Parkinson. Për Vladimir Putinin është thënë gjithçka, dhe e kundërta e gjithçkaje. Edhe që është i prekur nga probleme neurologjike. Vetëm e vetëm për ta vënë në lojë, për qëndrimin e trupit, pakëz me hark. Në të vërtetë, sipas ekspertëve, është një qëndrim që vjen si pasojë e stërvitjeve në kohërat e KGB-së.

Në studimin e botuar nga revista mjekësore britanike, “the Bmj”, një ekip i përbërë nga neurologë portugezë, holandezë dhe italianë ka demonstruar që lëvizja disi më e sprapsur e krahut të djathtë mund të jetë një rast “gunslinger gait”, ose qëndrimi i pistolierit. Pra mendohet të jetë rezultat i shumë viteve të kaluar si agjent i fshehtë, kur, siç bën të ditur Huffington Post, “stërvitej që të lëvizte në një mënyrë të caktuar, për të qenë i gatshëm që të përballej me nëj armik”.

“Ish agjentëve të KGB u mësohej ta mbanin armën në krahun e djathtë, shumë pranë gjoksit, dhe të lëviznin përpara me një pjesë të trupit, përgjithësisht të majtën. Ky indikacione që e gjen edhe në manualin e kohës të KGB-së, me kalimin e kohës u transformua në një lloj drejtimi për të lëvizur’.

Në Holandë, qendra mjekësore universitare e Radboud di Nijmegen ka vërejtur sinjale të “qëndrimit të pistolierit” edhe tek ministri i mbrojtjes, Sergey Serdjukov, tek shefi i administratës presidenciale, Sergey Ivanov, të dy ish funksionarë të KGB-së, si dhe tek Kryeministri, Medvedev.

Megjithatë, ky i fundit nuk ka të kaluar në KGB. “me sa duket – shpjegon Bastiaan Bloem, profesor neurologjie – trainohet që të flasë, t’i ngjajë dhe të ecë si presidenti”./IlGiornale

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button