Shendeti

Qershitë, këto janë vlerat e mrekullueshme ushqyese të tyre

Origjina e lashtë e pemës së qershisë është ajo aziatike, ndërsa më vonë ajo ka mbërritur edhe në Europë. Ajo ka jo vetëm vlera të larta ushqyese për organizmin tonë, por përbën edhe një arsye të fortë për të tërhequr vëmendjen tonë, sidomos gjatë periudhës së çeljes së luleve, kur edhe bukuria e pemës së qershisë është më e madhe. Është frut i kësaj stine dhe është mirë ta konsumoni vazhdimisht, për shkak të vlerave ushqyese që do t’i lexoni më poshtë.

Vetitë e qershisë

Qershia janë të pasura me vitaminë C, A dhe kalium. Por, në të gjenden në edhe sasi shumë të vogla me minerale, polifenolë dhe fibra, të cilat janë të rëndësishme për mirëfunksionimin e aparatit tretës. Polifenolet kanë efekte të mira antiinflamatorë.

Është një frut shumë i mirë edhe për ata që ndjekin dieta për dobësim, pasi ka shumë pak sheqer dhe kalori. Përmban flavonoidë që kanë funksion antioksidant dhe luftojnë radikalet e lira të oksigjenit, të cilat janë toksike për organizmin tonë. Sipas disa studimeve, qershitë ndihmojnë edhe në problemet e kyçeve, sidomos ato që vijnë nga artriti.

Një e veçantë e qershisë është përmbajtja e lartë e melatoninës, që njihet për balancimin e ciklit gjumë-zgjim, si dhe për gjithë ritmin tonë të brendshëm circadian. Kjo është edhe arsyeja se pse lëngu i qershisë rekomandohet të konsumohet nga personat që vuajnë prej pagjumësisë. Nga ana tjetër, melatonina është gjithashtu një antioksidante e fuqishme, e cila ka efekt parandalues ndaj tumoreve të ndryshme. Një veti tjetër e saj është edhe dobia që ka për të luftuar sëmundje të zemrës dhe të enëve të gjakut. Ndërkohë, bishtat e qershive kanë efekte pozitive në shëndet dhe mund të bëhen çaj, pasi kanë veti shkarkuese (diuretike). / bota.al

Leave a Reply

Back to top button