Shkence

Qielli po bie – dhe shkencëtarët janë të ngazëllyer

 

sky falling

Një objekt misterioz është drejtuar për një përplasje të fortë me Tokën sot, por shkencëtarët thonë që nuk ka asgjë për t’u frikësuar. Astronomët që kanë pikasur objektin thonë se është shumë i lehtë për të qenë një shkëmb hapësinor. Ata mendojnë se ndoshta është pjesa e sipërme e një rakete të braktisur, të prodhuar nga njeriu, që më në fund po kthehet në shtëpi. Me diametër disa metra, objekti do të paraqesë shumë pak rrezik për këdo mbi tokë, thotë Agjencia Hapësinore Europiane. Copat e objektit që nuk do të digjen me të hyrënë atmosferë, do të bien pranë brigjeve të Sri Lankës. “Por shfaqja do të jetë spektakolare, duke qenë se për pak sekonda, objekti do të bëhet shumë i shndritshëm ën qiellin ë mbrëmjes”, shkruhej në faqen e internetit të Agjencisë.

Tani astronomët po e vëzhgojnë teksa hyn në atmosferë. Astronomi Marco Micheli thotë se do të ofrojë një “shans të artë për të testuar gatishmërinë tonë për çdo ngjarje të mundshme atmosferike në të ardhmen, që do të përfshijë një asteroid, duke qenë se komponentët e këtij skenari, nga zbulimi tek impakti, janë shumë të ngjashëm”./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button