Bota

Qindra fëmijë merren peng, shndërrohen në ushtarë

Screen Shot 2015-03-02 at 09.52.06Qindra djem të rinj nga Sudani i Jugut janë rrëmbyer nga ektremistët e Shtetit Islamik, duke u shndërruar në fëmijë ushtarë.
Lajmi është bërë i ditur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Sipas Unicef, vetëm muajin e kaluar janë rrëmbyer 89 fëmijë, duke shtuar se numri vjen në rritje.
Kombet e Bashkuara fajësojnë milicitë e lidhura me qeverinë për këtë situatë , pasi vendi ndodhet në gjendje emergjente  si pasojë e luftës për pushtet mes presidentit Salva Kir dhe rivalit të tij të madh Riek Machar.
Dëshmitarët raportojnë se kanë parë fëmijë të vegjël rreth 12 vjeç duke përdorur armë.
OKB beson 12 mijë fëmijë u përdorën si ushtarë në të gjithë Sudanin e jugut  vitin e kaluar. Rreth 1.5 milion njerëz janë zhvendosur nga luftimet në vend dhe 2.5 milionë po përballen me mungesa të ashpra ushqimore

Leave a Reply

Back to top button