Histori

Misteri i qyteteve të përjetshëm

 

Screen Shot 2015-08-13 at 21.45.32

Në vitin 1930, arkeologu anglez John Garstang bëri një zbulim befasues në Palestinë, pranë grykëderdhjes së lumit Jordan, në Detin e Vdekur. Duke gërrmuar mes mureve, që sipas Biblës u shembën nga Jozefi si dhe njerëzit e komanduar prej tij, në shekullin XIV-XII para Krishtit, kuptoi se ndodhej përpara mureve shumë më të lashtë. Xheriko ishte ajo që arkeologët e quajnë një tell (në gjuhën hebraike një kodër), një kodërz me disa shtresa arkeologjike përfaqësuese të vendbanimeve të ndryshëm të njeriut nëpër kohëra. E ngritur në lashtësi dhe më pas e rindërtuar disa herë mbi rrënojat e vjetra, Xheriko konsiderohet qyteti më i vjetër në botë. Prania e një burimi të bollshëm me ujë si dhe një oaz rrethues plot me bimë, favorizuan vendbanimin e parë urban në një rrip toke 250 metra nën nivelin e detit. Po përse aty, dhe jo diku tjetër? Dhe çfarë e bëri Xherikon “një qytet”?

Zhvillimi

Sot, gjysma e popullsisë së botës jeton në qytet, dhe në të kaluarën pikërisht në qendrat e para të banuara lindi qytetërimi. Gjë që u favorizua prej mundësisë që kishin banorët për të shijuar avantazhet e jetës së përbashkët. Ideja që “bashkimi bën fuqinë” reflektonte nevojën e njerëzve të parë për t’u grupuar në dicka më të strukturuar se sa një fshat.

Revolucioni i madh ekonomik, teknologjik dhe kulturor i periudhës neolitike (nga dhjetë mijë deri në gjashtë mijë vjet më parë) shpërtheu me përhapjen e bujqësisë dhe ushqimit si burime jetese, me kontrollin e territorit, me rritjen e presionit demografik, ndarjen e punës dhe zhvillimin e marrëdhënieve mes grupeve të ndryshëm njerëzorë. Vendbanimet formoheshin atje ku ambienti lejonte një rritje intensive të mjeteve të jetesës me të cilët mund të mbahej i gjithë komuniteti. Në Lindjen e Mesme këta mjete ishin gruri, bagëtitë dhe derrat, në Kinë e Indi orizi, sheqeri dhe bagëtitë, në Amerikën Latine misri dhe lamat.

Skema e përsosur

Qytetet e lashtë ishin vendbanime që vetëmbaheshin ku familjet fabrikonin edhe veshje, orendi dhe enë kuzhine. Secili ishte i specializuar në një detyrë të caktuar mes të cilëve realizimi i hapësirave publike (sheshe, rrugë, mure). E gjithë kjo nën udhëheqjen e një elite priftërinjsh ao liderësh politiko ushtarakë. Një skemë kjo që u rihfaq në vende të ndryshëm të botës vetëm me ndonjë ndryshim rajonal, dhe që u vërtetua si e “pamposhtur”. Ai që nisi ishte një rreth vicioz: nga njëra anë bujqësia stimulonte përqëndrimin e popullsisë, nga ana tjetër përparimet në bujqësi bënin të mundur që të lirohej një pjesë e njerëzve për të kryer detyra të tjera, si artizanati, mbroojtja e komunitetit apo kulti. Tregu i lindur nga shkëmbimi i produkteve artizanalë bëri që të rriteshin qytetet, që megjithatë në të shumtën e rasteve nuk i kalonin disa qindra vetë. Roma e kaloi një milionëshin vetëm në shekullin e dytë.

Qytet-gjysh

Pjesa më e madhe e qyteteve doli në dritë nga 8 deri 5 mijë vite më parë. Qyteti më i lashtë duket se është Xheriko, edhe sepse datitmi është bërë më vonë: pas relievëve të John Garstang, që kish thënë se i përkiste vitit 5000 para krishtit, ishte arkeologia angleze kathleen M. Kenyon e cila pas gërmimeve të kryera në vitet 1952-1958 e coi përpara orën edhe me disa shekuj, duke thënë se qyteti ësht ëndërtuar në mijëvjecarin e tetë para krishtit, të dhëna që u përftuan edhe falë testeve të karbonit 14. Në mijëvjecarin pasues Xheriko u popullua nga njerëz që jetonin në shtëpi të rrethuara me tulla, në brendësi të të cilave janë gjetur mjete guri si sëpata, tokmakë dhe cekanë. Ishte i mbrojtur me mure, më të lashtët e historisë, me parete 5 metra të lartë dhe 2 metra të gjerë. Karboni 14 ka mundësuar gjetjen e moshës së një kulle me diametër tetë metra dhe lartësi po tetë metra, diku mes viteve 7060 dhe 6640 para Krishtit.

Gërmimet e krtera nga Kenyon në pika të ndryshme të mureve të Xherikos kanë zbuluar se si muret ishin rindërtuar pas një shkatërrimit dhe se si shtëpitë rrethore, fillimisht të ndërtuara me gurë katërkëndorë, kishin ruajtur deri 22 nivele mbivendosje dhe 11 rindërtimi. Përgjatë mijëvjecarëve, Xheriko pa të zgjeroheshin muret e vet, duke vazhduar mbivendosjen derinë Epokën e Bronzit. Në këtë periudhë, një shkatërrim total i qytetit ia la stafetën banorëve të rinj me tradita nomade të identifikuar me popullin antik të Amorrei.

Drejt perëndimit

Udhëtimi mes qyteteve më të lashtë të botës i coi arkeologët në Turqi, ku duke filluar nga viti 1960, u eksploruan dy qytete që i përkisnin mijëvjecarit të VII para Krishtit. Gadishulli i anadollit me brigjet e gjatë dhe një nivel të brendshëm të rrethuar nga malet ka luajtur atëherë një rol kyc si vend tranziti për popullsitë e lashta lindore drejt perëndimit. Në Çayonu, në jug të Turqisë, njerëzit filluan që nga mesi i mijëvjecarit IX para krishtit që të kultivonin tokën, t’i dedikohesin ushqimit dhe të jetonin në fshatra primitivë. Nuk njihnin ende qeramikën, një shpikje e periudhës neolitike dhe përdornin drurin për mjetet e tyre të ushqimit. Ndërsa Çatal Huyuk, i karakterixzuar nga shtëpi kuadratike me cati të sheshtë në të cilat hipej me shkallë, është shembulli më i mirë i qyteteve neolitikë në turqi. Dhoma kryesore e këtyre banesave shërbente për ceremoni dhe festa. Përreth kësaj ndërtoheshin dhomat e tjera, të mëdha deri 26 metra katrorë. Përgjatë mijëvjecarit VII dhe VI para Krishtit Çatal dhe Hacilar ishin dsy qendrat më të rëndësishme të Azisë së Vogël.

Megjithatë, gërmimet më të fundit në Turqi janë duke rezervuar surpriza. Ndodh kështu në kompleksin e tempujve të Gobekli Tepe, në kufirin me Sirinë. Bëhet fjakë për një konstruksion shumë kompleks me kolona të mëdha të gurta dhe kafshë të skalitura në gur. U ngrit në mijëvjecarin XI para Krishtit nga një popull i specializuar në gjuetinë e gazelave dhe kultivimin e drithit të egër, një lloj drithi që përdorej përpara grurit.

Pjellorë

Në Mesopotami, që konsiderohet djepi i qytetërimit janë të shumta provat e qyteteve më të lashtë. Si përshembull Eridu, i themeluar diku rreth vitit 5400 para krishtit dhe që ndodhet në afërsi të Gjirit Persik, nën Abu shahrein në Irak. 5 mijë banorët që e popullonin në mijëvjecarin e V jetonin në shtëpi katërkëndore, me oborre që të bashkuar formonin një lloj rrjeti urban, me rrugica që të conin drejt një tempulli të madh. Pas Eridu u zbuluan falë gërmimeve edhe El Obeid, një tell pramnë Mukayyar, ekspansioni urban i të cilit ndodhi në vitet 4800 dhe 3750 para Krishtit si dhe qytete të tjerë (si Ur dhe Akkad) të gjysmëhënës Pjellore, rajoni mes luginave të lumenjve Tigër dhe Eufrat.

Mitikë

Duke u spostuar më në perëndim, në prani të Helespontit antik, apo më mirë Ngushticës së Dardaneleve që lidh Detin marmara me Detin Egje, troja ngriti muret e saj diku rreth vitit 3200 para krishtit, duke kontrolluar aksesin në këtë rrugë detare komunikimi me Detin e Zi, kontinentin europian dhe ishujt grekë. Shumë shpejt, qyteti u shndërrua në një qendër nevralgjike për metalurgjinë e bronzit, tregtinë e drithit, të floririt dhe të kuajve: aktivitete që e transformuan në një qytet të pasur dhe të fuqishëm. Kjo gjë ushqeu armiqësinë e Mikenës që diku rreth vitit 1200 para krishtit nisi një luftë për ti dhënë fund atij monopoli tregtar që i shkaktonte aq shumë zili: bëhet fjalë për Luftën e trojës.

Emërues i përbashkët

Një bum autentik i bërthamave primitive urbane u verifikua afro pesë mijë vite më parëro) dhe në rajone të ndryshëm: në luginat kineze të lumenjve Huang-Ho dhe yangtze 9anyang, Zhengzhou, gaochang) në Luginën e Indit (harappa dhe Mohenjo-Daro) dhe në ato të Tigrit dhe Eufratit, përvecse në lumenj të tjerë të Lindjes së Mesme (uruk, babilonia, Ninive, Susa, Jiroft, Tepe Yahya). Por edhe në Luginën e Nilit (Hierakonpolis, Armant, Illahun, Abidos, Menfi, tebe) në atë të Danubit, në rrafshnaltat e Mezoamerikës (Tikal, Cacaxtla, El Tajin, tenochtitlan, Copan) dhe në lartësitë e Perusë (Caral, Tiahuanaco, Pikimachay, Machu Picchu, Nazca). Të gjithë vende me një emërues tëpërbashkët: tokë pjellore dhe lumenj të mëdhej që u ofronin mundësi tëmëdha bujqve.

Orientalë

Në Kinë, qytetërimi urban lindi me kulturën e Hemudu që u zhvillua në Yuyao, në provincën e Zhejiang në zonën e poshtme të yangtze (Lumi i Kaltër). Mes viteve 5000 dhe 4500 para Krishtit, banorët e Hemudu ishin pionerë në kultivimin e orizit. Më në veri, përgjatë Huang-Ho (Lumi i gjelbër) kultura e Yang Shao kishte vendbanime në mijëvjecarin e pestë para Krishtit.

Në japoni, periudha e neolitit ka nisur që në vitin 10 000 para Krishtit, kur e ashtuquajtura kulturë Jomon u përhap në të gjithë ishujt e arkipelagut. Atëherë, popullsia i dedikohej gjuetisë dhe bujqësisë, bashkë me kultivimin e melit, derisa nisi kultivimi i orizit në shekullin V para krishtit.

Nëse në Luginat e Indit dhe të Gang në nënkontinentin indian eksperimentet e parë të bujqësisë u kryen në mijëvjecarin e VII para krishtit, për urbanizimin u desh të pritej. Vetëm në fundin e mijëvjecarit të katërt para krishtit u themeluan përgjatë Indit qytete të vegjël të fortifikuar dhe diku rreth vitit 2700 para krishtit nisi apogjeu i qyteteve të harappas dhe Mohenjo-Daro, më të rëndësishmit dhe më të njohurit mes atyre që lulëzuan në brigjet e lumit të madh që përshkon Pakistanin, por që u zhdukën që në shekullin Xvi para Krishtit.

Këtu jetonin grupe prejafro 25 mijë vetësh që i dedikoheshin bujqësisë, artizanatit dhe mbi të gjitha tregtisë: shumë prej atyre produkteve të tyre janë gjetur në Mesopotami dhe në portet e Gjirit të arabisë. Këta qytete kishin një ndërtim të rregullt me rrugë parësore dhe dytësore.

Amerikane

Në anën tjetër të botës, në Peru, arkeologët kanë zbuluar kohët e fundit nën tokë një tjetër strukturë antike mes rrënojave të Secchin Bajo, 400 kilometra në veri të Limës, një shesh në formë rrethi që i përket mijëvjecarit IV para krishtit. Gjithmonë në Peru ka dalë në sipërfaqe edhe qyteza e lashtë e Caral, me platforma të mëdha ceremoniale të pesë mijë viteve më parë. Dhe së fundi, që në mijëvjecarin e VI para krishtit u shfaqën në Mesdheun Lindor prototipe qytetesh. Si Kirokita (në Qipro) apo Nea Nikomedeia 9Greqia Qendroeë), pararendës të largët të qyteteve më të famshëm të greqisë së lashtë klasike, qytete me forma organizimi dhe ligje e institucione qeverisjeje që vazhdojnë të frymëzojnë edhe sot e kësaj dite rregullat e bashkëjetesës në botën perëndimore. / Archeo – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button