Mbretëresha Ranavalona I e Madagaskarit nuk njihej më kot me nofkën “murgeshae e çmendur”. E dyshuar e helmoi bashkëshortin për ta pasuar, ajo nisi një fushatë brutale kundër atyre që refuzonin të braktisnin kristianizmin, gjatë mbretërimit të saj të tmerrshëm 33-vjeçar. Ata që nuk pranonin hidheshin nga shkëmbinjtë, sakatoheshin, ose digjeshin të gjallë. E vendosur të mbante Madagaskarin të lirë prej kolonializmit europian, ajo thirri të huaj në Malagasi, dhe më pas i vriste në mënyrë të frikshme. Megjithatë, pas vdekjes së Ranavalonas, pasardhësit e saj të dobët nuk mund të bënin asgjë para kthimit të misionarëve të krishterë. Tre dekada më vonë, monarku i fundit u dëbua dhe Madagaskari u bë koloni franceze. Gjatë periudhës së kolonializimit gradual të Afrikës, Ranavalona mundi që të mbajë larg forcat e huaja dhe sot në Madagaskar ajo është simbol i patriotizmit./bota.al
1 minute read