Analiza

RAPORTI / Hacker-ët kinezë hynë në rrjetin e qeverisë amerikane

RAPORTI hackeretHacker-ët kinezë kanë mundur të futen në kompjuterët e Zyrës së Menaxhimit të Personelit të SHBA në fillim të këtij viti, me qëllim që të shtinin në duar dosjet e dhjetëra mijëra punonjësve federalë, të cilët kishin aplikuar për leje top-secret nga shërbimet e fshehtë, shkruan Neë York Times.

Zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane thonë se hacker-ët kanë mundur të futen në disa prej bazave të të dhënave të agjencisë në muajin mars, përpara se rreziku të pikasej dhe të bllokohej. Nuk është e qartë se sa larg kanë penetruar hacker-ët në sistemet e agjencisë.

Akuzat për veprimtari spiunazhi kibernetik nga Kina dhe kundërakuzat për një veprimtari të tillë nga qeveria e SHBA i kanë tensionuar marrëdhëniet mes dy vendeve. Veprimtaria e spiunazhit kinez ka qenë një temë kryesore e diskutimeve Kinë-SHBA këtë javë në Pekin, ku të dy palët kanë deklaruar se nuk janë të përfshira në veprimtari të tilla.

Zyra e Menaxhimit të Personelit mban informacionet për të gjithë punonjësit federalë. Ata që aplikojnë për leje sigurie pritet që të ofrojnë informacione të tillë si kontaktet e huaj, punët e mëparshme, përdorimin apo jo të drogës në të kaluarën dhe detaje të tjera personeli, shkruante gazeta.

Ajo citonte një zyrtar të lartë të paidentifikuar të qeverisë së SHBA, i cili tha se ishte zbuluar që origjina e sulmit ishte në Kinë, por nuk është e qartë nëse hacker-ët janë pjesë e qeverisë.

 

Leave a Reply

Back to top button