Shkence

RAPORTI I FUNDIT / Klima do të destabilizojë shoqërinë njerëzore

klimaNjë raport i OKB i nxjerrë sot në mëngjes, ka arritur në një konkluzion tronditës: Nëse bota nuk ndryshon menjëherë kursin dhe në mënyrë dramatike, sistemet themelorë që mbajnë në këmbë qytetërimin njerëzor janë në rrezik.

Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës (PNNK) në raportin e fundit – që hartohet prej shtatë vjetësh – flet për prova të shumta të impaktit thelbësor që ndryshimi i klimës ka “në të gjithë kontinentet dhe në të gjithë oqeanet”. Për herë të parë, Paneli ka lidhur shkencërisht ndryshimin e klimës me destabilizimin e shteteve-kombe. Gjithashtu, shqetësim në rritja ka edhe për impaktin ndaj të korrave, furnizimin me ujë dhe shëndetin e njeriut, plus humbjen e specieve në të gjithë globin.

Ky është një vazhdim i një raporti po kaq të rëndësishëm që doli në shtator të vitit që kaloi, i cili përfshinte prova shkencore për ndryshimin e klimës që ishin të paekuivoke, dhe ku thuhej që veprimtaria njerëzore ka shumë gjasa që të jetë shkaku dominues. Nëse raporti i shtatorit i përgjigjej pyetjes “cfarë po ndodh me klimën dhe përse?”, ky i fundit i përgjigjet pyetjes më praktike “cfarë do të thotë kjo për ne?”

Nëse nuk ndryshojmë rrugë, përgjigja e thjeshtë është: Ndryshimi i klimës do të vërë në dyshim të ardhmen tonë.

Leave a Reply

Back to top button