Horizonti.al

Raste të tmerrshme të iluzioneve masive: Gjuetia ndaj shtriganëve të Liverpulit

Screen Shot 2016-08-22 at 16.21.08Shtriganët janë qenie të vogla e të këqija, që kujtohen më rastin e kremtimeve të Ditës së Shën Patrikut, por në vitin 1964, mijëra fëmijë – dhe disa të rritur – vizituan Parkun Jubile në Liverpul të Anglisë, me bindjen e vërbër se do të gjenin shtriganë. Gjuetia nisi në qershor, dhe në 2 korrik, policia e pajisur me helmeta ndërhyri për të mbrojtur njerëzit mos dëmtonin njëri-tjetrit.

Rreziku i lëndimit ishte aq i madh, sa që u ngrit një qendër e përkohshme mjekësore në park. Gjuetia për shtriganët u perhaps edhe në varrezat e Kishës së Shën Çedit, para se të merrte fund. Ajo që shkaktoi fillimin e panikut, qe një grua pretendoi të kishte parë një objekt të pazakontë, që po fluturonte mbi Liverpul nga drejtimi i Irlandës (duke sjellë sipas saj edhe shtriganët e vëgjël).

Një tjetër person i quajtur Brajan Xhons, i cili ishte duke punuar në kopshtin e tij me rroba të ngjashme si shtrigan, kur një grup fëmijësh e quajtën pikërisht kështu. Xhons filloi të çirrej dhe hidhte tej plisa bari, çka me gjasë ushqeu edhe më shumë thashethemet. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button