Shkence

Rastet më të spikatur studimorë të Zigmund Frojdit: Ernst Lanzer (Njeriu-Mi)

Screen Shot 2015-09-08 at 12.26.57 PM

Ernest Lanzer, ishte një rast monumental për Frojdin, duke e lejuar atë të vërente nëse të njëjtat teknika psikoanalitike që ai kishte përdorur për të kuruar histerinë, do të funksionin edhe tek pacientët me simptoma të tjera.

Në rastin e ‘Njeriut të Minjve’ kishte të bënte me mendime obsesive. Kur Lanzer shkoi tek Frojdi, ai ishte prekur nga një gamë mbrësëlënëse mendimesh obsesive. Lanzer kishte frikë se përfundimisht do t’i dorëzohej mendimeve që kishte mbi prerjen e fytit të tij, dhe ai kishte një frikë absolutisht paralizuese, se diçka e tmerrshme do t’i ndodhte atij dhe të atit, apo edhe një gruaje të re, të cilën e ai e fantazonte.

Ai kishte ndërkaq një frikë e madhe nga minjtë, pasi kishte dëgjuar shumë herë një histori, teksa shërbente në ushtri, mbi një torturë veçanërisht të tmerrshme, ndaj së cilës ai tmerrohej kur mendonte se mund të përdorej edhe ndaj tij, babait, apo zonjës së lartpërmendur.

Tortura përfshinte vendosjen e minjve në një kovë, të kthyer me kokë poshtë dhe të vendosur mbi prapanicën e njeriut të shpallur fajtor. Për pasojë, minjve u lejohej të ushqeheshin duke hyrë në trupin e tij nëpërmjet anusit. Ky ishte qartazi një imazh i tmerrshëm.

Vëzhgimet e para të Frojditm ishin tek shprehitë në fytyrën e Lanzerit , që dukej se ishte mjaft i ngacmuar nga idejaa e disa minjtë që hynin në anus. Ai u diagnostikua me kompleksin e Edipit, që çoi në një ç’ekuilibër emocional ndërmjet dashurisë, urrejtjes dhe frikës, të gjitha të drejtuara, në sasi të ndryshme, ndaj bashkëshortes së tij, babait të tij dhe minjve.

Frojdi mbajti shënim, mbi atë që besonte ishte simbolika e fuqishme e minjve në anus, dhe që përfshin shqetësimet ndaj pastërtisë, një krahasim midis parasë dhe jashtëqitjes, dhe simbolizmin që minjtë përfaqësojnë fëmijët, lidhur me besimin e fëmijërisë se foshnjat lindin përmes anusit.

Frojdi gjithashtu zbuloi se në një rast që babai e kishte gjuajtur me shuplakë, ndodhi thuajse në të njëjtën kohë (kur ai ishte rreth pesë vjeç) që një kujdestare e lejoi  fëmijën të prekte trupin e saj lakuriq, duke përforcuar shoqërizimin  mes dy gjërave.

Rasti i Lanzerit është ndërkaq unik në atë që është rasti i vetëm, në të cilën kemi shënime shtesë të Frojdit përveç raportin e tij zyrtar, duke treguar se ka patur disa gjëra që ishin lënë në fund jashtë diagnozës përfundimtare, si mungesa e neutralitetit rë Frojdit apo edhe dërgimi i kartolinave ndaj pacientit të tij, kur ky ishte larg me pushime./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button