Shkence

Rastet më të spikatur studimorë të Zigmund Frojdit: Histeria e Ida Bauerit (Dora)

Screen Shot 2015-09-08 at 12.30.07 PM

Shqetësimet e Ida Bauerit, patën filluar shumë kohë para se i ati i saj ta çonte tek Frojdi, me shpresën e shërimit të histerisë së saj. Ato filluan vrullshëm, kur obsesioni i nënës së saj ndaj pastërtisë (pasi kishte mësuar, se kishte marrë një sëmundje veneriane nga burri i saj), çoi në përshtjellimin e plotë mendor të Idës vetëm 7-vjeçare, që u trajtua me hidroterapi dhe elektroshok.

Vite më vonë, Ida u propozua për martesë nga një mik i familjes -babai i fëmijëve për të cilët ajo kujdesej, dhe burri e zonjës që ishte dashnore e babait të vet. Ida refuzoi, dhe kjo i shkaktoi një krizë histerie, dhe një rrëshqitje të shpejtë në depresion, që shkoi aq larg sa tentoi vetëvrasjen.

Frojdit, që kishte kuruar të atin për një sëmundje, iu kërkua që të ndihmojë edhe Idën. Ai e diagnostikoi Idën (apo Dorën siç i referohet në libër), se po vuante jo për shkak të gjestit të padëshiruar të një miku dikur të besuar të familjes, por nga një tërheqje e shtypur lezbike ndaj asaj që do të bëhej partnerja e saj.

Tërheqja ndaj kësaj gruaje, u komplikua më tej nga fakti se ajo ishte tashmë e dashura e babait të Idës, duke shndërruar kësisoj marrëdhëniet ndërmjet saj dhe të atit, në një konkurrencë të ashpër. Frojdi interpretoi një ëndërr që kishte parë Ida:shtëpia e familjes së saj ishte duke u djegur, dhe ndërsa babai po tentonte vetën që t’i nxirrte familjen e tij jashtë, nëna po shikonte nëpër rafte për bizhuteritë.

Rafti, thotë Frojdi, simbolizonte organet gjenitale të Idës, të cilat babai i saj kishte dështuar  t’i mbronte. Ida e ndëpreu shumë shpejt trajtimin me Frojdin. Ajo vazhdoi të luftojë me sëmundjen mendore, për pjesën tjetër të jetës së saj, derisa vdiq në vitin 1945.

Pas një jetë rezistencë, për të mos u bërë si babai i saj, mesa duket u bë si nëna e vet, duke patur një përkushtim fanatik ndaj pastërtisë. Ironikisht, ajo vazhdoi ndërkaq të qëndrojë në kontakt me familjen ku filloi e gjitha kjo, veçanërisht me të dashurën e babait të saj, e cili u bë partnerja e saj e preferuar./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button