Histori

Reali i Madridit ishte vegla e Gjeneralit Franko, në diplomaci dhe politikë

 

Gjeneral Franco, diktatori i famshëm që udhëhoqi Spanjën nga 1936 deri 1975, përdori influencën e tij për të sabotuar kalimin e yllit Di Stefano te Barcelona dhe për ta lejuar të shkonte te Real Madrid. Dikush nuk do të çuditej, pasi ai ishte diktator dhe tifoz i madrilënëve, por historitë me Francon nuk mbarojnë këtu, sa i përket futbollit.

Di Stefano cilësohej si një nga talentet më të mëdha të futbollit në atë kohë, dhe si Barcelona, ashtu edhe Real Madrid ishin në ndjekje të argjentinasit. Negociatat do të ishin të vështira për t’u përfunduar për shkak të historisë së tij me klubet e mëparshme. Rrethanat, që çuan lojtarin te Real Madrid, megjithëse në fillim dukej sikur do të shkonte te Barça, janë të vështira për t’u zbuluar, por të gjitha teoritë konspirative të çojnë te përfshirja e Franco-s.

Di Stefano

Një teori pak më e besueshme është, një teori e cila mbështetet edhe nga shumë historianë katalanas, është se autoritetet e Franco-s kanë kapitalizuar nga rruga pa krye e transferimit, duke ushtruar presion që klubi të tërhiqej nga transferimi dhe për ta lejuar te Real Madrid. Pretendohet shpesh se Real përfitonte nga pushteti i qeverisë së atëhershme. Të gjithë janë dakord me faktin se suksesi i Los Blancos në ato vite ka ardhur edhe për shkak të lidhjes me “Generalisimo”.

Barcelona mbahej për frymën demokratike dhe të pavarur, skuadra që dilte kundër të gjithëve për të arritur suksese, megjithëse persekutohej vazhdimisht nga regjimi. Për Barcelona-n ka një histori që kalonte në përmasat e mitit, që përmbledh se si janë trajtuar nga regjimi. Historia është se, në 1943, pasi fitoi ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Spanjës ndaj Real Madrid me rezultatin 3-0, lojtarët u vizituan nga një nga miqtë e afërt të Franco-s, që u kujtoi se ata lejoheshin të luanin futboll vetëm falë bujarisë së regjimit, dhe sugjeroi që ta ulnin ritmin në ndeshjen e kthimit. Real Madrid e fitoi 11-1 atë ndeshje, fitorja më e madhe në historinë e Clasico-s.

Real Madrid ishte ekipi i preferuar i diktatorit. Los Blancos simbolizonin fuqinë e centralizimit dhe të gjuhës dhe kulturës së traditës spanjolle. Regjimi i atëhershëm i kishte bazat në kryeqytet. Kjo është arsyeja pse Real Madrid, si ekipi më i suksesshëm i qytetit, dhe ekipi më i suksesshëm i identitetit Castilian, ishte gjithmonë ekipi i preferuar i Franco-s. Kjo ishte arsyeja pse “Generalisimo” vizitonte shpesh skuadrën në vitet 50’ dhe 60’, sidomos gjatë periudhës më të suksesshme kur, të inspiruar nga magjiku Di Stefano, fituan pesë herë Kupën e Europës midis 1956 dhe 1960.

Real Madrid ka qenë një mjet diplomatik dhe politik i diktatorit. Miti i lidhjes midis Real Madrid dhe Franco-s padyshim që është i ekzagjëruar. Nuk do të thotë se nuk ka të vërteta në gjithë këtë histori. Duke u rikthyer te historia e Di Stefano-s, regjimi mund të ketë pasur një influencë të vogël në transferimin e tij te Real Madrid dhe jo te Barcelona, por me shumë mundësi influenca nuk ka qenë aq e madhe, pasi regjimi kishte punë më të rëndësishme se sa të merrej me merkaton e Real Madrid. / Konica.al

Leave a Reply

Back to top button