Your Life

Realiteti kalon edhe fantazinë. Aktori i Power Rangers vret shokun me shpatë samuraji

Screen Shot 2015-02-22 at 21.23.30Realiteti ndonjëherë ia kalon edhe fantazisë. Ricardo Medina Jr. ndoshta mendonte se ishte ende në sheshin e xhirimeve të Power Rangers, por në fakt po jetonte jetën e tij si djalë normal në Los Angeles. Ricardo Medina Jr., 36 vjec, i njohur mbi të gjitha nga të rinjtë si aktori që luante Red Ranger tek “Power Rangers Wild Force” në vitin 2002 dhe Deckerit tek “Power Rangers Samurai” në 2011, ka patur një debat të nxehtë me Joshua Sutter, shoku i tij i dhomës, ndërkohë që grindja më pas degjeneroi në një sherr të vërtetë. Në fund, Ricardo shkoi në dhomën e gjumit me të dashurën e tij, por Joshua e ndoqi pas dhe hyri me prepotencë në dhomë. Në atë moment, Ricardo ka rrëmbyer një shpatë samuraji që e mbante të varur ne mur dhe ka goditur Joshuan në bark. Pasi ka lajmëruar menjëherë policinë ka pritur dhe ambulancën, por këta të fundit vetëm kanë konstatuar vdekjen e viktimës së re në moshë. Ricardo u arrestua por mund të përdorë mbrojtjen legjitime në gjykatë. Kush e di nëse tashmë e ka hedhur poshtë një herë e mirë karrierën si aktor apo nëse kjo ngjarje e tmerrshme, për shkak të publicitetit që e pason vazhdimisht, do i sjellë avantazhe.

Leave a Reply

Back to top button