Bota

Referendumi grek, fitore e JO-së me 61%. Tsiprasi në festë. BE në gjendje alarmi

Screen Shot 2015-07-05 at 21.53.01

Greqia thotë JO, por qeveria siguron se nuk do të emetojë një monedhë paralele. Projektimet e parë konfirmojnë sondazhet në rezultatin e referendumit në Greqi: JO-ja është në avantazh me 61%. Komenti i MInistrit të Financave, Varoufakis ka qenë: “Grekët i kanë thënë një JO kurajoze, pesë viteve hipokrizi dhe masa shtrënguese. JO-ja e sotme është një PO e madhe për demokracinë. Nga nesër, Europa do të fillojë të shërojë plagët e saj, plagët tona, ka shtuar Varoufakis, duke kujtuar se për pesë muaj, kredidhënësit refuzuan cdo tratativë”.

Thirrje gëzimi në selinë e Syrizas, pasi televizionet grekë kanë nxjerrë sondazhet e parë të votimit që u thirr nga kryeministri Tsipras. Ky i fundit kërkoi të “konsultohet” me popullin grek në lidhje me propozimet e kredidhënësve të Athinës, në këmbim të financimeve të mëtejshëm për shpëtimin e vendit. Por janë edhe të dhënat e para që kanë fryrë më tej entuziasmin e kryeministrit, sepse pas numërimit të votave të para, JO-ja është në 61%. Ndërkohë që sheshi Syntagma ka nisur të mbushet.

Rikthim i menjëhershëm në tryezën e negociatave – sic e kërkojnë me zë të lartë Italia, Franca dhe vetë Greqia – për të gjetur sa më shpejtë një marrëveshje, një kompromis të pajtueshëm me fitoren e JO-së në referendum, dhe pozicionet e ndryshëm ekzistues në brendësi të Eurogrupit: kjo është sfida shumë e vështirë që pre BE dhe Athinën në takimin e pas votimit, që do të ndodhë nesër në Paris mes Francois Hollande dhe Angela Merkelit.

Një sfidë që ka të bëjë me të ardhmen e vetë monedhës së përbashkët – e cila nesër do u nënshtrohet provës së tregjeve – dhe që është e destinuar ta mbajë ende Europën me frymën pezull. Por alternativa nuk ka. Edhe pse JO-ja e Greqisë përbën një humbje për politikat e shtrëngimit të imponuara nga Eurogrupi, dy palët janë të dënuara të hyjnë në tratativa, duke nisur ka gjendja aktuale e të ndarëve që jetojnë në një shtëpi, ose për të shpëtuar në një farë mënyre martesën, apo e fundit, për të shkuar drejt divorcit, domethënë Grexit.

Ndërkohë, bankomatët dhe vetë bankat do të vazhdojnë të mbeten mbyllur edhe në orët e ardhshme për popullin grek.

Alarm

Pas fitores së JO-së, institucionet europiane janë në një lloj gjendje alarmi. Eurogrupi do të mblidhet shumë shpejt, qoftë edhe me videokonferencë, për të vlerësuar situatën dhe për të realizuar një përpjekje të parë të rinisjes së dialogut. Banka Qendrore Europiane ka thirrur për nesër në mëngjes këshillin drejtues, në dorë të të cilit është fati i bankave helene.

Komisioni Europian nuk ka pushuar asnjëherë së punuari prapa kuintave – pavarësisht përgënjeshtrimeve zyrtarë – për t’u përgatitur për cdo lloj eventualiteti. Në zyrat e Këshillit Europian, salla e mediave është e gatshme të presë cirkun mediatik në rast se do të ketë një takim të jashtëzakonshëm të krerëve të shteteve dhe qeverive.

Rruga më e preferuar mbetet ajo e dialogut. Nga Athina, zëdhënësi i qeverisë ka thënë se Greqia “do të bëjë të gjithë përpjekjet e mundshme për të mbërritur në një marrëveshje me kreditorët brenda 48 orëve”.

Po tani?

Festa e kampit që mbështeti JO-në me siguri që do të vazhdojë gjatë gjithë natës dhe qeveria do të hapë shishet e Uzos për të festuar. Alexis Tsiprasi e ka sfiduar bllofin e Europës dhe i ka dalë e tija, me sa duket. Por triumfalizmi nuk do të zgjasë. Ka ende një pjesë të madhe të popullit grek që janë thellësisht të palumtur me atë që ka ndodhur. Dhe qeverisë do i duhet të bashkojë një komb të përcarë.

Përtej kësaj, një marrëveshje me eurozonën do të duhet të firmoset shpejt.

Bankave greke po u mbarojnë paratë dhe do të kenë nevojë për një tjetër injeksion emergjence, nga Banka Qendrore Europiane.

Duke parë deklaratat e rënda që janë bërë javët e fundit – ku Ministri i Financave, Varoufakis e ka quajtur madhe “terrorizëm” strategjinë e eurozonës – do të jetë i vështirë një rikthim në tryezën e negociatave. Dhe me krizën bankare si dhe të ardhurat nga taksat që kanë rënë prej mungesës së stabilitetit, ekonomia e Greqisë është dobësuar edhe më tej, gjë që e bën edhe më të vështirë arritjen en jë marrëveshjeje.

Retorika e ashpër e eurozonës do të vazhdojë. Por qeveria greke do ta ketë gati përgjigjen: ne i vumë kërkesat tuaja para një testi demokratik – dhe u refuzuan./Bota.al

Burimet: Ansa, BBC

Screen Shot 2015-07-05 at 22.05.07

Leave a Reply

Back to top button