“Nuk ekziston një person i duhur për ne. Ekziston një person që, kur ndalon dhe mendohesh për një moment, është në realitet personi i gabuar. Sepse personi i duhur e bën çdo gjë në mënyrë perfekte, arrin në takime pa vonesa, thotë gjërat e duhura, por ne nuk kemi përherë nevojë për gjërat e duhura. Vjen një moment kur perfeksioni të duket i mërzitshëm. Personat e gabuar janë ata që na bëjnë përshtypje, që na nxisin të bëjmë çmenduri, “t’ia mbathim” kohës, “të vdesim” nga dashuria. Do të vijë dita kur personi i gabuar nuk do të kërkojë dhe pikërisht në atë moment do ta kuptosh rëndësinë e tij.
Personat e gabuar janë ata që realisht njerëzit i përkufizojnë si personat e duhur. Njerëz të tillë të bëjnë të qash, por një orë më vonë t’i fshijnë lotët. Njerëz të tillë të bëjnë ta harrosh gjumin, sepse në këmbim të dhurojnë një natë me dashuri të paharrueshme. Ata mund të të lëndojnë por pak minuta më vonë, me siguri të kërkojnë falje me mirësjellje. Mundet edhe të mos jenë përherë pranë teje, por me siguri mendojnë vazhdimisht për ty.
Është gjë e mirë të mos jesh personi i duhur për të tjerët. Është e vështirë të mundohesh të jesh personi perfekt për dikë tjetër dhe në fund, e sigurtë që do të zhgënjehesh. Do të shndërrohesh në një person i mërzitshëm për të, sepse siç e shpreha më sipër, perfeksioni bëhet i mërzitshëm me kohën.
Jeta për asnjë nuk është e sigurtë. Në fakt, asgjë nuk është e sigurtë. Gjëja e vetme që mund ta mendojmë si të sigurtë është se duhet ta jetojmë çdo moment, çdo sekondë, duke dashuruar, duke qeshur, duke qarë, duke u emocionuar, duke menduar, duke dëshiruar dhe duke i arritur synimet tona”. – Nga interneti, autor anonim