“Ka qenë dashuri me shikim të parë, ose thuajse e tillë. Herën e parë që pashë atë që do të bëhej më vonëbashkëshortja ime, kam ndjerë diçka të papërshkrueshme. Isha 17 vjeç dhe punoja tek Burger King. Ajo ishte 19 vjeçe dhe punonte si menaxhere e restorantit.
Donte t’u tregonte punonjësve se ajo ishte shefja, kur në fakt shumë nga ata që punonin aty, as që e duronin dot. Në fillim ishim vetëm kolegë, më vonë u bëmë miq. Lidhja jonë u transformua me kohën nëdiçka më tepër dhe pas 6 muajsh u martuam. Përqindja e martesave të lumtura nuk është shumë e lartëdhe ajo bëhet shqetësuese, kur dy persona martohen të rinj. Ne u martuam një ditë, pasi unë mbusha 18 vjeç, pa e ditur se sa e vështirë do të ishte e ardhmja.
Pavarësisht paralajmërimeve të familjeve dhe miqve tanë, nuk ndryshuam mendim. Ishim shumë tëdashuruar dhe të vendosur se mund ta përballonim botën bashkë. Vitet e parë kaluan mirë. Ndonjëherëedhe debatonim, por asnjëherë seriozisht. Në moshën 19 vjeçare ngrita një shoqëri shërbimesh dhe arrita të siguroja fitime me miliona, por nuk ia kisha haberin biznesit dhe i menaxhova keq fitimet. Në prill tëvitit 2011 kishim 180.000 dollarë borxhe dhe debatonim vazhdimisht për probleme me lekët. Pas zënkave të vazhdueshme përafërsisht një vit, vendosëm se ishte më mirë të ndaheshim dhe t’i jepnim fund martesës sonë. I kthehem shpesh bisedës së asaj dite dhe nuk mund ta shmang dot trishtimin.
Dita pas ndarjes ka qenë një nga ditët më të shëmtuara të jetës sime. Të zgjohesha në shtëpinë e njëshoku, pa e parë atë të flejë pranë meje, ka qenë e tmerrshme. Qava, u mërzita, mendova edhe për vetëvrasjen. Mendoja se jeta ime kishte marrë fund dhe thjesht mendimi se atë mund ta shihja me njëmashkull tjetër përkrah, më bënte të villja.
Ai vit ka qenë i vështirë. Krahas problemeve ekonomike, unë kisha shtuar edhe goxha në peshë. Një ditëpas asaj më të vështirës, vendosa të bëj ndryshime në jetën time. Nuk më interesonte në çfarë mënyre, doja thjesht të jetoja një jetë pa pendesa. Kështu që vesha atleta sportive dhe dola për vrap. Edhe pse ndieja sikur do më binte ndonjë infarkt, prapë isha i vendosur ta bëja. Hoqa nga vaktet ushqimet e pashëndetshme dhe nisa një dietë të shëndetshme. Ndonjëherë merrja ish gruan time për t’i thënë se e doja, por më përgjigjej gjithmonë sekretaria telefonike.
Zgjohesha përditë me bindjen se do të ndryshoja. Ndryshimi më kushtoi shumë ditë e shumë lotë. Në atëperiudhë unë dhe ish gruaja ime nisëm të flisnim, të shiheshim dhe të njiheshim përsëri. Një ditë përpara se të merrej në gjykatë vendimi përfundimtar i divorcit, kishim edhe një seancë pajtimi. Ne preferuam dashurinë, përpara divorcit. Ende sot jemi të martuar, pas 16 vitesh bashkë. Arritëm ta shpëtonim martesën tonë.
Të dashurosh është e lehtë. Në fillim, përballë ndjenjave të forta, të duket çdo gjë perfekte. Ama sapo përfundon muaji i mjaltit, realiteti të shtyn të ecësh përpara. Dhe pikërisht në këtë moment je ti që vendos se çfarë realiteti dëshiron. Një njeri i zgjuar ka thënë dikur se dashuria nuk është një ndjenjë, është njëvendim. Është vendim të dashurosh dhe të qëndrosh pranë dikujt.
Ndjenjat nuk kanë zë, janë të heshtura. Ama kur vendos çdo ditë të mbash premtimin e bërë në martesë, je duke zgjedhur dashurinë. Kur mendon se është më mirë të vdesësh se sa ta tradhëtosh personin që ke pranë, je duke zgjedhur dashurinë. Do të ketë përherë persona më të bukur që do të përpiqen të na joshin, ama nuk duhet të biem pre e tundimit. Nëse dikush ju ka joshur, unë shpresoj të zgjidhni dashurinë dhe jo tërheqjen fizike. Nëse jeta mes ju të dyve sapo ka nisur, zgjidhni të dashuroni në çdo minutë që kalon.
Jeta është e shkurtër dhe koha është e vetmja gjë që nuk mundet të kthejmë pas. Mund të mbërrini në fund të jetës suaj duke qarë për dashurinë, ose duke qenë të lumtur për vendimet tuaja. Zgjidhni dashurinë”.