Bota

REGJISTRIMET / Gadafi paralajmëroi Blairin për Islamin radikal dhe “pushtimin” e Europës

Screen Shot 2016-01-07 at 23.24.54

Diktatori i ndjerë libian, Muamar Gadafi bëri një paralajmërim profetik në vitin 2011, duke thënë se terrorizmi islamik do të përhapet në Afrikën Veriore dhe Europë, nëse ai largohej nga pushteti, sipas regjistrimeve telefonike të zbuluara sot.

Duke folur me Kryeministrin britanik, Tony Blair, Gadafi tha se “xhihadistët duan të kontrollojnë Mesdheun dhe më pas ata do të sulmojnë Europën”, raportoi media britanike.

Një komision i marrëdhënieve me jashtë që po heton rrëzimin e Gadafit i nxorri regjistrimet e dy telefonatave me Blairin, të dyja gjatë 25 shkurtit 2011. Gadafi u largua nga Tripoli, kryeqyteti i Libisë po atë verë, dhe rebelët e vranë në tetor.

Gjatë telefonatës së parë në mëngjes, Gadafi i tha Vlairit: “Historia është thjeshtë kjo: një organizatë ka shtrirë celula të fjetura në Afrikën Veriore. Ajo quhet Organizata e Al Kaedës në Afrikën Veriore… Celulat e fjetura në Libi janë të ngjashme me ato në Amerikë para 11 shtatorit”, raporton The Telegraph.

Në telefonatën e dytë, pak orë më vonë, ai shtoi: “Mua do të më duhet të armatos popullin dhe të përgatitem për luftë. Libianët do të vdesin, Mesdheut do i shkaktohen dëme, ashtu si Europës dhe gjithë botës. Këta grupe të armatosur po përdorin regjimin libian si justifikim – ne do i luftojmë”, sipas The Guardian.

Analistët thonë se celula të Al Kaedës morën territore në Libi pasi rebelët rrëzuan dhe vranë Gadafin. Xhihadistët islamikë në Irak dhe Siri u bashkuan për të formuar, atë që do të njihej si Shteti Islamik në vitin 2013, dhe më pas vazhduan duke pushtuar terrene dhe në Afrikën Veriore.

Gjatë një telefonate, Blairi i tha Gadafit: “Do të doja të ofroja një rrugëdalje paqësore… mbaji linjat të hapura”. Më vonë atë vit, filmime dhe fotografi tregonin rebelët tek qëllonin në kokë diktatorin.

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button