Shkence

Rënia e legjendës së Big Bangut? Universi mund të mos ketë patur fillim

Screen Shot 2015-02-28 at 16.41.36Nëse një teori e re rezulton të jetë e vërtetë, universi mund të mos ketë nisur me një “bang”. Në formulimin e ri, universi nuk ka qenë asnjëherë një njëjtësi, apo një pikë e materies pafundësisht e vogël. Në fakt universi mund të mos ketë fare fillim.
“Teoria jonë sugjeron se mosha e universit mund të jetë e pafundme”, deklaroi bashkëautori i studimit, Saurya Das, një fizikan në Universitetin e Lethbridge në Alberta të Kanadasë. Koncepti i ri mund të shpjegojë gjithashtu se nga se përbëhet në të vërtetë materia e zezë – substanca misterioze, e padukshme që përbën pjesën më të madhe të materies së Universit.
Sipas teorisë së Big Bangut, universi ka lindur afro 13.8 miliardë vjet më parë. E gjithë materia që ekziston sot ka qenë dikur një pikë e vogël pafundësisht e dendur. Ky top i zjarrtë pafundësisht i vogël shpërtheu dhe i dha jetë universit të hershëm.

Leave a Reply

Back to top button