Histori

Rënia fatale e Brutit, kryevrasësit të Çezarit

screen-shot-2016-11-20-at-21-34-10

Tre vjet pas komplotit kundër Jul Çezarit, pothuaj të gjithë vrasësit e tij ishin të vdekur. Të akuzuar për tradhëti, të gjithë vdiqën në mërgim, disa në betejë e të tjerë si viktima të porosive të triumviratit të dytë të Mark Antonit, Oktavianit dhe Lepidusit. Pjesëtari më i famshëm i komplotit, Markus Bruti, ishte edukuar sipas virtuteve më kërkuese republikane, dhe pretendonte se ishte ngritur kundër Çezarit, për shkak se ai e donte Romën më shumë se sa diktatori, bëmat dhe planet e të cilit, thoshte ai, do të përfundonin duke shkatërruar atdheun.

Lexo edhe: Roma pas Çezarit: “Vdekja” e Republikës!

Ai u arratis nga Roma, pas funeralit të Çezarit dhe refuzoi të bënte kompromis me sundimtarët e rinj të Romës. Ai kritikoi ata që e bënë, si për shembull studiuesin romak dhe burrin e shtetit, Ciceronin. “Paraardhësit tanë nuk pranonin as etërit e tyre si zotër”, shkruante ai. Ai lundroi drejt Greqisë, duke vazhduar që të rezistojë deri në betejën e Filipit në 42 para Krishtit. Kur pa se ishte mposhtur nga forcat e Mark Antonit dhe Oktavianit, ai u shemb mbi shpatën e tij, duke kryer vetëvrasje në një mënyrë që e mendonte se ishte e denjë për idealet e Republikës Romake. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button