Bota

Rikonceptimi i diplomacisë globale

Screen Shot 2015-07-27 at 14.31.48Nga Fyodor Lukyanov

Këtë verë, bota kremton përvjetorët e dy arritjeve historike diplomatike. Kongresi i Vjenës, i mbajtur 200 vjet më parë, i dha fund një periudhe të gjatë trazirash në Evropë, dhe hodhi themelet për një sistem të marrëdhënieve ndërkombëtare, që vazhdoi në një formë apo një tjetër për gati një shekull. Ndërkohë 40 vjet më parë në Helsinki të Finlandës, krerët e shteteve nënshkruan aktin final të Konferencës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – e njohur gjithashtu edhe si Marrëveshja e Helsinkit – duke krijuar interesa të harmonizuara në këtë kontinent.

Sot, këto dyja marrëveshje konsiderohen të kundërta më njëra-tjetrën. E para ishte një pakt klasik në prapaskenë dhe pasojë e intrigave diplomatike të superfuqive evropiane. E dyta reflektonte një qasje të re të bazuar tek vlerat, dhe përfshinte të ashtuquajturen “shportën e tretë” të masave, që trajtonin bashkëpunimin mbi të drejtat e njeriut dhe çështjet e lidhura me to.

Megjithatë, këto dy arritje diplomatike nuk janë dhe aq në kundërvënie me njëra-tjetrëm. Kjo pasi, të dyja marrëveshjet afatgjata, janë bazuar tek balanca ekzistuese mes fuqive, dhe patën ndikim për sa kohë që “peshorja” mbeti i paprekur.

Pasi balanca ndryshoi, pasoi një epokë e re trazirash. Sot është e pamundur të arrihet një balancë e tillë kompetencash. Diplomacia tashmë zhvillohet midis mosmarrëveshjeve të plota ndërkombëtare, dhe copëzimin e relikteve të mbetura nga rendi i  vjetër botëror.

Merrni parasysh 3 shembuj të kohëve të fundit në diplomacinë moderne:bisedimet në Minsk mbi armëpushimin në Ukrainë, marrëveshja për zgjidhjen e krizës së borxhit në Greqi, dhe përfundimi i  suksesshëm i negociatave mbi programin bërthamor të Iranit.

Procesi i Minskut, përbën shembullin e një përpjekje të dëshpëruar për të ndaluar gjakderdhjen masive, në një konflikt pa pjesëmarrës apo synime të përcaktuara qartë. Negociatorët, u detyruan të përdorin një gjuhë jo shumë specifike, për shkak se pjesëmarrësit nuk pranuan të marrin përgjegjësi dhe detyrime konkrete.

Për rrjedhojë, grindjet shpërthyen jo vetëm mbi plotësimin e kushteve, por edhe se kush kishte të drejtë të bënte vlerësimin e tyre. Njëherazi, të gjitha palët bien dakord se asnjë marrëveshje më e mirë nuk është e mundur. Dhe në fakt kanë të drejtë:duke pasur parasysh situatën, asnjë qasje tjetër s’ishte e mundur.

Ndalimi i luftës në shkallë të gjerë, përbën tashmë një arritje e madhe, por duket e pamundur për të krijuar një paqe të qëndrueshme. Situata është e brishtë dhe e rrezikshme, por ajo ilustron një realitet modern – domethënë se në një botë qartazi në tranzicion drejt një të ardhmeje të papërcaktuar, disa probleme janë në thelb shumë të vështira për t’u zgjidhur.

Në rastin më të mirë, udhëheqësit mund të minimizojnë gjakderdhjen dhe vështirësitë që ata shkaktojnë. Bisedimet mbi programin bërthamor të Iranit, u zhvilluan në të njëjtin mjedis ndërkombëtar, por ishin të një natyre të kundërt. Këto negociata u zvarritën për një kohë kaq të gjatë, pasi pjesëmarrësit kryesorë – Teherani dhe Uashingtoni – kërkuan që të rregullonin fjalë pas fjale çdo pikë të marrëveshjes, dhe të shpalosnin gjithçka jashtë në mënyrë të qartë, që nesër askush të mos të interpretojë fjalët sipas interesave të veta.

Arsyeja është e thjeshtë: të dy palët nuk kanë kurrëfarë besimi tek tjetri. Nuk kishte asnjë shans për një marrëveshje xhentëllmenësh: ata donin çdo pikë të shkruar në letër dhe të gjitha verifikimet dhe kontrollit e mekanizmave të përcaktuar paraprakisht.

Vetëm në këtë mënyrë, ata mund të kanë besim në zbatimin e saj – dhe marrëveshja aktuale nuk ofron një bazë për të parur një shpresë të tillë. Në kontrast me marrëveshjen e Minskut, bisedimet e Vjenës treguan se nëse palët e dinë saktësisht se çfarë duan dhe dëshirojnë sinqerisht të negociojnë, ata mund të arrijnë një marrëveshje të madhe – madje edhe në një botë të paqëndrueshme.

Greqia përbën një problem më vete. Konsensusi që arritën pjesëmarrësit, u një damkë e rëndë në gojët e tyre, së bashku me përshtypjen se ajo forcë është përdorur kundër tyre. Nga njëra anë, ka qenë prej kohësh e qartë se në mungesë të një konsensusi, dikush duhet të marrë rolin udhëheqës dhe të vendosë rendin në eurozonë. Ky “dikushi” është padyshim Gjermania, vendi më i fuqishëm në Bashkimin Evropian.

Nga ana tjetër, ai përdorim force i frikësoi menjëherë të gjithë, dhe nxiti shqetësime nëse Gjermania në fakt e dinte se çfarë ishte duke bërë. Deri më tani, Gjermania e ka detyruar praktikisht Greqinë dhe partnerët e tjerë që të vazhdojnë të zhyten në recension, përmes një rruge të zgjedhur 5 vite më parë, një udhë që përfshin ristrukturimin e ashpër të ekonomisë joperformuese greke, pa favorizime ose përjashtime.

Besimi se kjo është qasja e duhur është zbehur, por Gjermania është një vend shumë sistematik: nëse fillon diçka, ajo do të ndjekë atë deri në fund. Dhe kjo i ka dhënë hov një lloji të tretë negociatash – që ndodhin, kur pushteti i fortë dikton vullnetin e tij dhe pjesa tjetër ose i bindet vullnetarisht, ose pa dëshirë, me frikë dhe dyshime.

Roli i diplomacisë është rritur në mënyrë të qartë vitin e kaluar, dhe efikasiteti i saj është rritur gjithashtu, pavarësisht nga çdo gjë që ka ndodhur. Në të njëjtën kohë, ka kufizime të qarta për atë që diplomacia mund të arrijë.

Një nga ngjarjet kryesore të vitit të shkuar ishte ngritja e Shtetit Islamik, aftësia e të cilit për t’u rritur në force ka spikatur, pavarësisht nga përpjekjet më të mira të politikanëve, diplomatëve dhe ushtritë, që ia kanë mohuar shumë nga arritjet e përmendura më lart.

Shteti Islamik, po çmonton sistematikisht skemën me të cilën Lindja e Mesme u organizua në shekullin eXX-të. Kjo është një vorbull që gëlltit  njerëz, shtete dhe struktura socio-politike. Popullariteti egërshan dhe thuajse çnjerëzor i lëvizjes, shkon përtej çdo gjëje në fushën e kulturës myslimane apo shkrimeve të shenjta, dhe të cilin grupe evropiane dhe rusësh janë tubuar së bashku kundër një armiku të përbashkët që bën thirrje për krijimin e diçka edhe më të gjerë sesa thjesht rrënjët e ekstremizmit islamik.

Për vite me rradhë bota ka përjetuar një proces të dhimbshëm ndryshimi. Por tashmë njerëzit janë më të pasigurtë, jo vetëm për të ardhmen, por edhe për shkak se metodat e testuara në kohë si jo efektive për përballimin e probleme socialvee, janë ende në fuqi.

Ndikimi në rritje i populizmit të djathtë dhe atij të majtë në Evropë, polarizimi i shoqërisë amerikane, radikalizimi destruktiv në Lindjen e Mesme, kërkimi për një identitet të ri tek ish-republikat sovjetike, dhe madje edhe nervozizmi në Kinë – nxënëse e nderit në shkollën e globalizimit – kanë gjeneruar kërkesën për alternativa. Askush s’mund të garantojë se ky apo ai model do të funksionojë, por kërkesa si gjithmonë imponon furnizimin – tanimë në formën e iniciativave të reja diplomatike dhe politike.

Shënim: Fyodor Lukyanov është redaktor rus i “Global Affairs” dhe profesor në Shkollën e Lartë Ekonomike.

Moscow Times – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button