12 vetë kanë gjetur vdekjen të premten në qytetin lindor të Ukrainës Donetsk, bëri të ditur një zyrtar i këshillit bashkiak pro separatistëve, teksa konflikti mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve prorusë pësoi një përshkallëzim gjatë javës që kaloi. Ekipi i televizionit të CNN vërejti shtatë trupa të shtrirë përtokë në rrugë pas një serie goditjesh me predha që tronditën qendrën e qytetit.
Pesë prej trupave, të mbuluar me carcafë mund të shiheshin në një qoshe pranë Hotel Europës, aty ku një miliarder vendas ka organizuar shpërndarje ushqimi falas. Një person gjeti vdekjen në timonin e makinës së tij. Një predhë me sa duket ra pranë vendit ku njerëzit prisnin në radhë për furnizimin aq të nevojshëm me ushqime. Deri më sot, luftimet kishin qenë përqëndruar në rrethinat e qytetit, pranë aeroportit.
1 minute read