Bota

Rikthehen “trupat e kënaqësisë” në dispozicion të tiranit

Screen Shot 2015-04-03 at 22.02.23I lodhur nga shumë punë të përditshme, tirani i ri koreano verior ka vendosur që t’i lejojë vetes pak kënaqësi. Kështu ka rikthyer një gjë të vjetër: “trupat e kënaqësisë”. Dikur këto i ngriti babai i tij Kim Jong-Il, një trupë ku rekrutoheshin vajza të vogla mes 12 dhe 14 vjec, të gatshme për t’iu nënshtruar cdo dëshire të tijës.

Të gjitha vajzat janë të detyruara që t’i betohen për besnikëri diktatorit dhe duhet të jenë në dispozicion të tij 24 orë në 24. Në këmbim ato do të banojnë në pallatin mbretëror. Konkurimi ka nisur prej pak kohësh dhe po vazhdon fushata në zonat rurale, të cilat po shkelen pëllëmbë më pëllëmbë për të rekrutuar këngëtare, balerina, konkubina. Prindërve do u thuhet vetëm që bijat janë zgjedhur për të kryer një mision delikat në shërbim të vendit. NDryshe nga sa ndodh në Perëndim, në Korenë e Veriut askush nuk do guxonte të ngrinte pikëpyetje për jetën private të atij që qeveris. As edhe bashkëshortja e diktatorit që, të paktën në rastet zyrtare, ka gjithmonë një buzëqeshje të shndritshme.

Leave a Reply

Back to top button