Bota

Rikthimi i Luftës së Ftohtë, mes Rusisë dhe Bashkimit Europian

Nuk të habit rikthimi i një revanshizmi rus, që bëhet edhe më shqetësues, kur mendon se SHBA është angazhuar në Azi dhe Bashkimi Europian humbet mes nostalgjive kombëtare. Pavarësisht arkave të boshatisura, Rusia jeton një moment dehjeje, teksa Bashkimi Europian shkrihet. Të dy fuqitë do të paguajnë pasojat e këtij gabimi. Dëmi, tashmë, duket se është bërë

rusia dhe beja

Nga Bernard Guetta

Kontinenti që e quajmë Europë përbëhet në thelb nga Bashkimi Europian dhe nga Federata Ruse. Në teori, këta dy grupe, që ndajnë të njëjtën kulturë, duhej të ishin të lidhur prej marrëveshjeve të sigurisë dhe bashkëpunimit, me qëllim që të garantonin begatinë reciproke dhe stabilitetin kontinental, nga Bresti në Vladivostok.

Do të ishte përsosmërisht logjike, sepse secili ka një gjë për të cilën tjetri ka nevojë, një bollëk lëndësh të para në rastine  Rusisë, dhe industri të përparuara, në rastin e Bashkimit Europian. Duke organizuar bashkëplotësinë e tyre, BE dhe Federata ruse mund të bënin hapa prej gjigandësh, por kjo ëndërr për një “shtëpi të përbashkët europiane”, e cila kish qenë e Mikail Gorbaçovit, ka humbur mes pakënaqësisë dhe frikës reciproke…

[real3dflipbook id=”930″]

Leave a Reply

Back to top button