Bota

Rikthehet tmerri në Amerikë. Vrasje-vetëvrasje në Universitetin e Karolinës

Screen Shot 2015-02-06 at 9.23.49 AMSërish gjak dhe frikë në mjediset e një universiteti amerikan. Në South Carolina University, ka patur të shtëna dhe kanë mbetur të vrarë dy vetë. Këtë herë bëhet fjalë për një vrasje-vetëvrasje, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë, duke saktësuar se nuk bëhet fjalë për rastin e një vrasësi të gatshëm të qëllojë pa dallim, si ka ndodhur herë të tjera në shkollat amerikane, me një numër tragjik të vdekurish. Ka qenë një incident i izoluar, ka pohuar ai. Por universiteti ka reaguar duke u përgatitur për më të keqen. Jehona e armëve të zjarrit është dëgjuar qartë nga laboratorët e shkollës së shëndetit publik.
Pak minuta më vonë u dha alarmi: të gjithë hyrjet dhe zyrat e universitetit u bllokuan, ndërkohë që menjëherë kanë mbërritur forcat speciale të policisë. Identiteti i viktimës dhe personit që ka qëlluar atë dhe më pas veten nuk janë bërë të ditur, as edhe motivi i mundshëm, as edhe nëse bëhet fjalë për studentë apo punonjës të universitetit. Policia ka bërë të ditur se do të japë hollësira në orët në vijim.

Leave a Reply

Back to top button